piktura
Drejt Ishullit të të Vdekurve
“Ishulli i të Vdekurve”, piktura e Arnold Böcklin është një nga më të famshmet dhe më përfaqësueset e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, një pikë referimi për shumë artistë modernë dhe - siç dihet tashmë - piktura e preferuar e Hitlerit, i cili arriti të blinte njërin prej pesë versioneve që artisti krijoi midis viteve 1880-1886 dhe sot gjendet në Galeria Alte National në Berlin.
Si u bë Sandro Botticelli një nga artistët më me ndikim në histori
Historia e artit perëndimor mund të mos kishte qenë e njëjtë pa Sandro Botticelli-n. Duke pasur pjesëtarët e familjes me ndikim Medici si klientët e tij kryesorë, Botticelli mori shumë porosi të profilit të lartë, disa prej të cilave konsiderohen si arritjet më të mira të lëvizjes së Rilindjes. Gjatë gjithë gjysmës së dytë të shekullit XV, ai prodhoi portrete laike të elitës fiorentine, si dhe skena fetare dhe mitologjike që përcaktuan një epokë të re arritjesh artistike.
Karriera e hershme
Gruaja është muza ime e përjetshme
Intervistoi për ResPublica: Eleana Zhako
Ekspozita e parë e piktorëve romë në Europë
Kur Gabi Jimenez, një piktor rom franko-spanjoll, dëgjoi për herë të parë se para shumë vitesh një muze i madh në Francë po përgatiste një ekspozitë për kulturën dhe historinë e romëve, deklaroi që rezultati do të ishte një kaos. Historia e romëve, thoshte Jimenez, është prezantuar këtu e kaq kohë nga të huajt, që në rastin më të mirë i paraqesin si dembelë endecakë dhe në më të keq, si hajdutë të molisur.
Ibrahim Kodra, piktori që edhe firma i mbetet vepër arti
“Incluso su firma es una obra de arte.” (Edhe firma e tij është vepër arti.) tha Pablo Picasso për Ibrahim Kodrën, piktorin më të rëndësishëm shqiptar të njohur ndërkombëtarisht. Ibrahim Kodra lindi më 22 prill, 1918, në Ishëm, qarkun e Durrësit, ku sot është edhe vendi i tij i prehjes. Artisti me famë botërore, krenaria e kombit tonë, na la pas rreth 6 mijë vepra si një trashëgimi e jashtëzakonshme jo vetëm për artin shqiptar por edhe artin botëror, pasi figura e tij emblematike konsiderohet ndër më të rëndësishmit në artin e shekullit të 20-të.
Nuk kam njohur ndonjë politikan që të jetë artist i madh
Është jo gjithmonë e lehtë të intervistosh njerëz me të cilët ke bashkëpunuar dhe që të lidh një njohje e gjatë, mbasi elementi i befasisë është pakëz më i zbehtë. Bashkëpunimi ynë i parë, dhe shpresoj jo i fundit, i ka fillesat në ekspozitën e fotografit francez Michel Setboun, që u zhvillua në Dropull në gusht të 2016, ku piktori Toni Milaqi ishte kuratori i parë i fotografisë së Setboun në Shqipëri. Me Tonin, i cili jeton në Athinë mbi 30 vite, biseda ruan gjithmonë shkëndijën e debatit luftarak dhe temperamentin e ndezur artistik.
"Dukesha e Shëmtuar" e Quinten Massys mund të mos ketë subjekt një femër
“Një grua në moshë”, piktura e artistit flamand Quinten Massys, është në qendër të vëmendjes së studiuesve të artit më shumë se pesë shekuj pasi u pikturua. E ekspozuar në Galerinë Kombëtare në Londër, piktura e vitit 1513 paraqet një grua të moshuar. Në katalogun e ekspozitës, vera e shekullit të 16-të përshkruhet si sfiduese e standardeve tradicionale të bukurisë. Personazhi është një grua me sytë të futur në gropë, hundë të mprehtë e të madhe, lëkurë të ashpër, një nishan me qime, ballë të fryrë dhe mjekër të theksuar katrore.
Një pikturë e epokës së artë holandeze gjendet në Australi
Një pikturë holandeze 400-vjeçare me vlerë deri në 5 milionë dollarë është gjetur në një pronë në Uellsin e Ri, Australi. “Natyrë e qetë” i përket shekullit XVII dhe paraqet një tavolinë luksoze tipike të epokës së artë holandeze dhe mendohet të ketë qenë vepër e Gerrit Willemz Heda.
Megjithatë, disa ekspertë besojnë se mund të jetë një bashkëpunim me babain e tij, mjeshtrin holandez Willem Claesz Heda, veprat e të cilit vlerësohen sot në miliona dollarë.
Inteligjenca artificiale "dekodifikon" Pikason (FOTO)
Një pikturë e qe që mban firmën e Pablo Picasso-s doli në dritë falë përdorimit të inteligjencës artificiale. Oxia Palus, një kompani që punon për gjetjen e artit të humbur, zbuloi pjesën e titulluar "Nudo e vetmuar". Portreti u pikturua nga Picasso kur ai krijoi "Vakti i të verbërit" në 1903 - një praktikë e zakonshme në atë kohë për të kursyer paratë e kanavacës.
Restaurimi i një pikture të Vermeer nxjerr në dritë një tjetër brenda saj
Restaurimi i një pikture të Johannes Vermeer nxori në pah një element të panjohur më parë. Piktura "Vajza që lexon një letër para dritares së hapur" (1657) i është nënshtruar ekzaminimit me rreze infra të kuqe, të cilat zbuluan se në pikturë kishte edhe një pikturë tjetër.
Në murin e dhomës është varur piktura e një Kupidi, një element që studiuesit e artit thonë se është vënë aty për treguar se vajza po lexon një letër dashurie.