leter
Letër Mitsotakis të anullojë Marrëveshjen e Prespës
Dhjetra personalitete greke kërkojnë nga lideri i opozitës Kyriakos Mitsotakis, që të anulojë marrëveshjen e Prespës në rast se do të jetë kryeministri i ardhshëm i Greqisë pas zgjedhjeve të 7 korrikut.
Basha letër Prokurorisë: Tregoni faktet
Këtë të hënë pritej që Prokuroria t’i komunikonte akuzën kryetarit të PD për kontratat e Lobimit në Shtetet e Bashkuara, por Lulzim Basha dhe dy drejtuesit e tjerë, ish-sekretati i i Përgjithshëm, Arben Ristani dhe dhe financieri Ilir Dervishi përmes një letre drejtuar organit të akuzës shpjegojnë pse nuk pranuan të paraqiten.
Nis avazin e letrave dhe propozon diskutimin e datës së zgjedhjeve
Edi Rama i ka konsumuar të gjitha suprizat që lidhen me aftësitë e tij politike për të qenë në modë.
Si personi që ka përgjegjësinë kryesore për të ofruar zgjidhje për krizën politike që po kalon vendi, ai po ecën në një trajektore të njohur, atë të letrave të hapura për kundërshtarët politikë.
I vënë në pozitë nga presioni ndërkombëtar se pikësëpari i takon qeverisë të afrohet me opozitën, zoti Rama e ka bërë ofertën e tij me një postim në fb të cilën e quan letër të hapur për Lulzim Bashën.
Bartolomeu i përgjigjet Kryepiskopit Anastas për Autoqefalinë e Kishës Ukrainase
Zyra e shtypit Patriarkanës së Stambollit ka bërë publike një përgjigje që Patriarku Ekumenik Bartolomeu i ka kthyer Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas për çështjen e autoqefalisë së Kishës së Ukrainës.
Kreu i Kishës Ordhodhokse të Shqipërisë përmes një letre të dërguar në 14 Janar të këtij viti, i kërkonte Patriarkut Bartolome mbajtjen e Sinodit Panordhodhoks për të zgjidhur çështjen në fjalë. Ndër të tjera në zbardhjen që mediat i kanë bërë kësaj letre theksohet se Patriarku Ekumenik përjashton çdo prapavijë politike në dhënien e autoqefalisë së Kishës së Ukrainës.
Letër-porosi për Zaevin
Teksa qeveria e Maqedonisë ndodhet para testit vendimtar për kalimin në parlament të ndryshimeve Kushtetuese për marrëveshjen me Greqinë, kryeministri Zaev merr udhëzim të qartë nga kancelarja Merkel të mos pranojë asnjë rrugë tjetër veç asaj të ratifikimit të paktit në parlament.
Në një letër drejtuar shefit të qeverisë maqedonase, kancelarja gjermane shprehet se Marrëveshja e Prespës "ofron mundësi historike në përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.
Trump i shkruan Ivanov për marrëveshjen me Greqinë
Presidenti amerikan, Donald Trump i është drejtuar me një letër presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, duke i thënë se vendi i tij "ka shumë arsye për të qenë krenarë për këtë vit", pasi sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë " marrëveshja historike e Prespës" zgjidh mosmarrëveshjen e gjatë me Greqinë dhe hap rrugën për anëtarësimim e Maqedonisë në NATO dhe BE. Në letër Trump i jep urimet presidentit maqedonas me rastin e ditës së Pavarësisë.
Letra
Shpresa e fundit e artistëve për të mos dekretuar pazarin "Rama-Fusha"
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar me një letër presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku i kërkon të mos dekretojë ligjin e miratuar të enjten e shkuar nga mazhoranca për Teatrin Kombëtar.
Artistët argumentojnë se ligji i miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca shkel me të dyja këmbët Kushtetutën.
Letra e plotë:
ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT
Fisheku i fundit për negociatat
Shfaqja ku kryeministri Rama u shfaq me krerët e komuniteteve fetare duket parakaluar në mes të Parisit është një kartolinë që tani i duhet qeverisë për të lobuar për hapjen e negociatave.
Nuk dihet ende se e kujt ishte ideja, por një rekomandim nga komunitetet fetare do t’i shkojë Brukselit për t’i dhënë Shqipërisë këtë status. Ministria e Jashtme njoftoi se krerët e bashkësive fetarë në Shqipëri i bëjnë apel kancelares Merkel dhe Presidentit Macron të mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Letër publike kundër shembjes së Teatrit Kombëtar
Erion Veliaj paraqiti si argument për shembjen e Teatrit Kombëtar një studim italian që më pas rezultoi punim diplome. Qeveria duket se ka lënë pezull për momentin promovimin e projektit danez, pas përshkallëzimit të qëndrimit të Komunitetit të aktorëve.
Meta i shkruan Trump
Presidenti Ilir Meta nuk ka vonuar për të çuar më tej betejën politike me kryeministrin Edi Rama duke shfrytëzuar qëndrimin kundër të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara lidhur me rezolutën ndaj Jeruzalemit.
Ai i është drejtuar me një letër presidentin amerikan, Donadld Trump ku përveçse i shpreh keqardhjen thotë se do kërkojë shpjegime për votën kundër të Shqipërisë, e cila sipas tij bie ndesh me interesat e partneritetit strategjik mes dy vendeve.