Basha letër Prokurorisë: Tregoni faktet
Këtë të hënë pritej që Prokuroria t’i komunikonte akuzën kryetarit të PD për kontratat e Lobimit në Shtetet e Bashkuara, por Lulzim Basha dhe dy drejtuesit e tjerë, ish-sekretati i i Përgjithshëm, Arben Ristani dhe dhe financieri Ilir Dervishi përmes një letre drejtuar organit të akuzës shpjegojnë pse nuk pranuan të paraqiten.
“Në njoftimin e prokurorisë së datës 12 Qershor nuk është zbatuar kërkesa e ligjit për prezantimin e fakteve qe kanë rezultuar deri tani nga hetimet për lobimin e PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye, Kryetari i PD i ka kërkuar prokurorisë plotësimin e njoftimit për paraqitje sipas ligjit.Ju nuk keni parashtruar në njoftimin tuaj asnjë fakt që ka dalë nga hetimet, duke mos plotësuar detyrimet ligjore”- shprehet në letrën e tij Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke konfirmuar gatishmërinë pwr t;u paraqitur sapo Prokuroria te plotwsojw detyrimin.
Prokuroria në fletëthirrjen e firmosur nga tre prokurorët e cështjes Gjergji Tako, Ervin Karanxha dhe Kolë Hysenaj thotë se ka dyshime të bazuara në prova se Partia Demokratike ka diferencë të madhe shifrash mes asaj që ka deklaruar zyrtarisht dhe shpenzimeve të bëra në fushatën e zgjedhjeve të 2017-ës. Por në fletëthirrje theksohej se nëse nuk paraqitej në orën 9.30 minuta në prokurori atëherë do të bëhet shoqërimi i tij i detyrueshëm
Add new comment