DIA

Opozita në xhepin e Ilir Metës

Postuar në 27 Janar, 2016 21:02

Letra e studios ligjore (Clifford Chance) ishte qershia mbi tortë në epilogun e një historie që nxorri sërish fitues Ilir Metën. Por më shumë se një triumf i kryetarit të LSI-së rishfaqja e çekëve ishte ishte një goditje “nok out-i” për opozitën dhe kreun e saj Lulzim Basha që tani po bën të shurdhëtin ndaj “letër-amnistisë” që erdhi papritur për bashkëkryetarin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Ilir Metën.

Arbitrazhi rrëzon kërkesën e Kastriot Ismailajt për kompensim me 135 milionë euro

Postuar në 17 Dhjetor, 2015 15:53

Kastriot Ismailaj dështon në marrjen e 135 milionë eurove nga shteti shqiptar. Top Channel raporton se “Gjykata e Arbitrazhit në Vjenë ka rrëzuar kërkesën e Kastriot Ismailajt për të shpallur të pavlefshme marrëveshjen e nënshkruar nga ish-ortakja e tij Rebeka Gaskin me qeverinë shqiptare, në të cilën DIA hiqte dorë nga çdo pretendim”. Pretendimet kanë të bëjnë me prishjen së kontratës për mbledhjen e borxheve të energjisë elektrike pasi CEZ u largua nga Shqipëria dhe OSHEE-ja kaloi në administrim dhe pronësi të shtetit shqiptar.

Lëmshi CEZ-DIA/Berisha:"DIA, lojë e Ramës për të marrë 135 milionë euro". Gjiknuri mbron Ilir Metën

Postuar në 05 Nëntor, 2015 18:57

Gjatë diskutimeve të sotme në Parlament është rihapur edhe çështja e CEZ për të cilën të dyja palët e përfshira luajnë me hapje të pjesshme dosjesh e informacionesh. Kështu, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kompania çeke kishte bërë me dije se do të largohej nga Shqipëria duke marrë përsipër edhe çështjen e DIA-s. Kjo sepse në Arbitrazh sipas tij, CEZ kishte të humbura me siguri 620 milionë euro të njohura si borxhe ndaj shqiptarëve. Çfarë ndodhi?

Si janë shpërndarë 650 mln lekët e DIA-s, ekspertët e prokurorisë hartojnë skemën

Postuar në 26 Tetor, 2015 17:13

ABC News ka në dorë raportin e ekspertëve kontabël që kanë detajuar se cila është shuma që Kastriot Ismailaj ka përfituar nga kompania çeke CEZ shpërndarja, në formë pagesash për kompaninë e tij DIA. Pas studimit të materialeve që disponon prokuroria në lidhje me hyrje daljet e kompanisë DIA, del se CEZ brenda pak muajve i ka kaluar në llogarinë bankare Ismailajt rreth 650 mln lekë të reja.

Rreth 110 milion lekë të reja Ismailaj i ka tërhequr në cash nga bankat e ndryshme dhe një pjesë nga kjo shumë është përdorur për udhëtime dhe pushime.

DIA-CEZ, kompania e Kastriot Ismailajt tërhiqet nga arbitrazhi. Pretendonte 135 milionë euro

Postuar në 07 Tetor, 2015 23:07

DIA, kompania e njohur së fundmi në aferën e CEZ, është tërhequr nga gjyqi i arbitrazhit me OSHEE-në. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, gjatë emisionit “Top-Shoë”. “Drejtuesja ligjore e DIA-s pasi u konfrontua dhe me provat për falsifikime në veprën penale të kryer nga Ismailaj, ka ardhur dhe ka nënshkruar marrëveshjen me OSHEE dhe tërheq çdo lloj pretendimi financiar dhe kjo marrëveshje depozitohet automatikisht në Vjenë, dhe është depozituar. Dhe hiqet e drejta nga çdo pretendim.

Manjani: “Viktimizimi” i DIA-s përpara arbitrazhit dëmton shtetin

Postuar në 02 Tetor, 2015 15:05

Sipas LSI “viktimizimi” i DIA-s dëmton shtetin. Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani tha se politizimi i tejskajshëm i çështjes do të dëmtojë rëndë interesin e shtetit shqiptar. Sipas tij disa njerëz për interesa personale nxjerrin DIA-­n si kompani të viktimizuar nga shteti në mënyrë që ajo të fitojë gjyqin prej 135 milion euro në gjykatë.

E shoqja e Ismailajt për letrën e Brahos: Shteti po na kërcënon të tërhiqemi nga arbitrazhi

Postuar në 28 Shtator, 2015 20:35

Bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailaj, ka folur sot në Top Channel duke deklaruar se nuk e ka kërcënuar Tom Doshi. Ajo ka folur pas një letre sekrete të deputetit Spartak Braho që pretendonte se ajo po kërcënohej nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti. "E kam takuar në hotel Sheraton dhe nuk kemi folur për aferën e CEZ, kemi biseduar për gjëra të tjera”, tha gruaja. Sipas saj, e vetmja gjë që ka folur për Kastriotin ka qenë kur Toma e pyeti se si ishte puna e tij. Por pasi ka mohuar implikimin e Tomës, Vojsava tha: "ky është një kërcënim nga shteti shqiptar".

Dy versionet e skandalit të CEZ

Postuar në 24 Shtator, 2015 17:25

Ridvan Bode, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka sqaruar versionin e tij, për vendimet e viteve 2010-2011-2012 për çmimin e shitjes së energjisë nga KESH drejt CEZ. Bode ka deklaruar se nuk ka asnjë vendim të tij, si ish-ministër Financash, për uljen e çmimit, pasi kjo ishte kompetencë e Entit Rregullator të Energjisë. Letra e demonstruar nga Ylli Manjani, në emisionin “Opinion” sipas Bodes, është një kthim përgjigje ndaj një letre të ERE-s.

Çështja “Meta2”, mbyllet me një faksimile. Dhe një deklaratë të Berishës: Unë nuk dija gjë

Postuar në 04 Shtator, 2015 21:53

Me qetësi dhe dashuri, Ilir Meta duket se e ka zgjidhur edhe kësaj radhe lëmshin e akuzave qe është ngritur ndaj tij. Në media është publikuar faksimile e kontratës DIA-CEZ, e datës 1 shtator 2010, kohë kur Ilir Meta ishte ministër i Jashtëm. Ai akuzohet për marrje rryshfeti për kontratën e mbledhjes së borxheve të CEZ dhe kjo akuzë del në dosjet e avokatëve të OShEE-së, ent që kontrollohet nga Partia Socialiste.

Ilir Meta i dyshuar në aferat e borxheve të CEZ. Akuzohet se ka marrë rryshfet

Postuar në 03 Shtator, 2015 14:33

Ish kryeministri dhe kreu aktual i parlamentit, Ilir Meta akuzohet se ka marrë ryshfet nga Debt International Advisory, DIA, një kompani mbledhje borxhi që ka hedhur në gjyq OSHEE-në në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë. Detajet e akuzave kanë rrjedhur pasi DIA hodhi në gjyq kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike për prishje kontrate, duke kërkuar 130 milionë euro në vitin 2013, kohë kur kjo e fundit quhej CEZ Shpërndarje dhe ishte nën pronësinë e gjigantit Çek të energjisë, CEZ Grup.

Subscribe to RSS - DIA