Opozita në xhepin e Ilir Metës
Letra e studios ligjore (Clifford Chance) ishte qershia mbi tortë në epilogun e një historie që nxorri sërish fitues Ilir Metën. Por më shumë se një triumf i kryetarit të LSI-së rishfaqja e çekëve ishte ishte një goditje “nok out-i” për opozitën dhe kreun e saj Lulzim Basha që tani po bën të shurdhëtin ndaj “letër-amnistisë” që erdhi papritur për bashkëkryetarin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Ilir Metën.
Pyetja është pse opozita po hesht ndaj pretendimeve të studios ligjore (Clifford Chance) se Ilir Meta nuk ështëi implikuar në aferën DIA-CEZ, kur këtë çështje Partia Demokratike e pati kalë të betejës së saj për pothuaj dy muaj rrjesht.
Mjafton të kujtojmë se çfarë ka deklaruar kryetari i opozitës Lulzim Basha në vjeshtë të këtij viti për skandalin e mbledhjes së borxheve të CEZ, në të cilin implikonte drejtëpërdrejtë Ilir Metën.
“Detyrimet e njohura dhe të konfirmuara nga kompania CEZ përfshi edhe 135 milionë euro të aferës CEZ-DIA është bërë e qartë nga të gjithë se pas DIA-s është Ilir Meta. DIA është adresa e Ilir Metës, ose njërit prej kumbarëve nga do të kaloninin miliona euro”- deklaroi Basha në 25 shtator të vitit të kaluar.
Madje Lulzim Basha kërkoi edhe dorëheqjen e “kumbarit” siç e quajti ai Ilir Metën me pretendimin se Shqipëria po ziente nga indinjata për këtë skandal të madh të qeverisë. Çështja në fjalë ka muaj që nuk është më pjesë e retorikës politike të Partisë Demokratike qëkurse Ilir Meta kërkoi hetim të të gjitha marraveshjeve me CEZ që nga koha e privatizimit të saj.
Heshjta e sotme e opozitës konfirmoi se Lulzim Basha është me gojë të mbyllur para Ilir Metës, me të cilin shtrëngoi duart para dy ditësh. A është kjo një strategji për t’i hapur derën një bashkëpunimi të mundshëm në një të ardhme të afërt mbetet për t’u parë. Fakt është se të dyja palët kanë gjetur një emërues të përbashkët për reformën në drejtësi dhe më shumë gjasë edhe në këtë histori Lulzim Basha do të vihet në dispozicion të LSI-së.
Add new comment