Lëmshi CEZ-DIA/Berisha:"DIA, lojë e Ramës për të marrë 135 milionë euro". Gjiknuri mbron Ilir Metën
Gjatë diskutimeve të sotme në Parlament është rihapur edhe çështja e CEZ për të cilën të dyja palët e përfshira luajnë me hapje të pjesshme dosjesh e informacionesh. Kështu, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kompania çeke kishte bërë me dije se do të largohej nga Shqipëria duke marrë përsipër edhe çështjen e DIA-s. Kjo sepse në Arbitrazh sipas tij, CEZ kishte të humbura me siguri 620 milionë euro të njohura si borxhe ndaj shqiptarëve. Çfarë ndodhi? Në versionin e Sali Berishës, ka qenë Edi Rama dhe jo Ilir Meta(specifikim i tij) ai që ka narrë përsipër detyrimet për DIA-n duke i falur CEZ-it 620 euro. Si motiv për këtë lëvizje Berisha ka nxjerrë planin e Edi Ramës për të marrë 135 milionë euro që DIA i kërkon shtetit shqiptar në Arbitrazh e që janë loja e Ramës, pasi ai do t’i fusë në xhep këto para, meqenëse Kastriot Ismailaj është në burg dhe i akuzuar? Fantazi, diversion, apo ka diçka të vërtetë? Asnjë nuk e di me siguri, sa kohë të gjithë tregohen të pasinqertë. E vërteta është se raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit është dokumenti kryesor që e ngre akuzën nga një prrallisje politike në një veprim institucional. E me këtë dokument në filtrin e hetimit penal do të kalojë të paktën ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri. I cili, po sot në seancë ka dhënë një tjetër hollësi që nuk e kishte dhënë deri më tani: “Ja çfarë të ka shkruajtur Avokatja e Shtetit ty në Korrikun e vitit 2013: “Zoti Kryeministër! Më vjen keq, se Ministria Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka muaj që nuk ka përgjigje në lidhje me të gjitha procedurat për shpronësimin, për vlerësimin e aseteve, gjë që ka ndikuar rëndë në çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar. Z. Kryeministër! Ju e dini që mosbërja e vlerësimit ishte një detyrim ligjor për shpronësimin e kompanisë, dëmton rëndë pozitën e Shqipërisë në arbitrazhin ndërkombëtar. Edhe sot që flasim, në Korrik të vitit 2013, akoma nuk kanë zgjedhur kompanitë e vlerësimit të aseteve për të kryer shpronësimin”. Ju e dini z.Kryeministër se për shkak të heqjes së licencës dhe vendosjes së administratorit të përkohshëm, kemi marrë përsipër të gjitha detyrimet që ka CEZ Shpërndarje, përfshirë edhe çështjen DIA dhe duhen të merren masa për mbrojtjen e interesave të shtetit shqiptar në këtë drejtim”, tha Gjiknuri. I cili ipka akuzaur se edhe ulja e çmimit të energjisë ishte urdhër i Sali Berishës dhe jo vendim i Bujar Nepravishtës. Me interes është qasja e këtij ministri në raport me qëndrimin e Ilir Metës: “Ke thënë se ke shkarkuar kryetarin e ERE-s dhe në fakt e detyrove të japë dorëheqjen. Pse i kërkove dorëheqjen ti Bujar Nepravishtës? Në qoftë se Bujar Nepranishta ka zbatuar ligjin, ti duhet të ishe i qetë. Por ti e dije që çmimi i KESH-it u ul për të favorizuar CEZ-in dhe the pastaj e shkarkove. Bujar Nepravishta e dinë të gjithë se ka qenë njeriu që për çdo gjë merrte leje në zyrën tënde. Ka ardhur në zyrën tënde, keni rënë dakord për këto veprime, por pasi i doli era bisedës u mundove t’ia faturoje aleatit tend. Aleati jot në atë kohë dhe tani kryetar i Kuvendit ka qenë kundër dhe veprimet e demonstrojnë. Mjafton të shikosh reagimin e aktorëve se çfarë impresioni pati, do të shikosh që pala e tij ka qenë në rregull dhe e ka kundërshtuar këtë vendim. I vetmi njeri që e kontrollonte ERE-n me dorë te hekurt ishe ti. Atëherë si shpjegohet që njeriu jot të ka tradhëtuar ty ndaj e shkarkove”, shtoi Gjiknuri.
Add new comment