DIA-CEZ, kompania e Kastriot Ismailajt tërhiqet nga arbitrazhi. Pretendonte 135 milionë euro
DIA, kompania e njohur së fundmi në aferën e CEZ, është tërhequr nga gjyqi i arbitrazhit me OSHEE-në. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, gjatë emisionit “Top-Shoë”. “Drejtuesja ligjore e DIA-s pasi u konfrontua dhe me provat për falsifikime në veprën penale të kryer nga Ismailaj, ka ardhur dhe ka nënshkruar marrëveshjen me OSHEE dhe tërheq çdo lloj pretendimi financiar dhe kjo marrëveshje depozitohet automatikisht në Vjenë, dhe është depozituar. Dhe hiqet e drejta nga çdo pretendim. Nuk ka më gjyq DIA- OSHEE, ka një proces që është në mbyllje nga Vjena”, - tha Gjiknuri. Kështu arbitrazhi i kërkuar nga DIA, ku kompania e Kastriot Ismailaj kërkonte 135 milionë euro, ka pushuar. Më herët CEZ i ofroi DIA-s, 28 milionë euro për ta mbyllur përplasjen, por DIA zgjodhi arbitrazhin. Nuk dihen nëse arsyet e kësaj tërheqjeje janë vetëm ato ligjore që thotë Gjiknuri.
http://www.lapsi.al/lajme/2015/10/07/lëvizje-e-papritur-drejt-mbylljes-gjyqi-dia-cez-në-arbitrazh-foto#.VhWHUnyNIQc
Add new comment