Arbitrazhi rrëzon kërkesën e Kastriot Ismailajt për kompensim me 135 milionë euro
Kastriot Ismailaj dështon në marrjen e 135 milionë eurove nga shteti shqiptar. Top Channel raporton se “Gjykata e Arbitrazhit në Vjenë ka rrëzuar kërkesën e Kastriot Ismailajt për të shpallur të pavlefshme marrëveshjen e nënshkruar nga ish-ortakja e tij Rebeka Gaskin me qeverinë shqiptare, në të cilën DIA hiqte dorë nga çdo pretendim”. Pretendimet kanë të bëjnë me prishjen së kontratës për mbledhjen e borxheve të energjisë elektrike pasi CEZ u largua nga Shqipëria dhe OSHEE-ja kaloi në administrim dhe pronësi të shtetit shqiptar. Këtë akt, Ismailaj e kërkoi në Arbitrazh me një faturë dëmi prej 135 milionë eurosh, ndërkohë që në Shqipëri ai u arrestua për mashtrim në vitin 2014. Emri i tij u përfol shumë gjatë debatit për aferën e CEZ, si një njeri i afërt me Ilir Metën në kontratën e mbledhjes së borxheve. Akuza mbeti thjesht publike dhe u konsumua në nivel politik, pa kaluar në hetim penal nga Prokuroria.
Add new comment