E shoqja e Ismailajt për letrën e Brahos: Shteti po na kërcënon të tërhiqemi nga arbitrazhi

Postuar në 28 Shtator, 2015 20:35

Bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailaj, ka folur sot në Top Channel duke deklaruar se nuk e ka kërcënuar Tom Doshi. Ajo ka folur pas një letre sekrete të deputetit Spartak Braho që pretendonte se ajo po kërcënohej nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti. "E kam takuar në hotel Sheraton dhe nuk kemi folur për aferën e CEZ, kemi biseduar për gjëra të tjera”, tha gruaja. Sipas saj, e vetmja gjë që ka folur për Kastriotin ka qenë kur Toma e pyeti se si ishte puna e tij. Por pasi ka mohuar implikimin e Tomës, Vojsava tha: "ky është një kërcënim nga shteti shqiptar". Sipas saj, ky kërcënim bëhet që ish shefi i DIA, Kastriot Ismailaj, të tërhiqej nga arbitrazhi ku i kërkon CEZ 130 mln euro për prishje të njëanshme kontrate. Ndërkohë Respublica ka mësuar se gruaja është shoqëruar në intervistën me gazetaren e TCH, nga avokati i Tom Doshit Vladimir Meçe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.