ke

Mitsotakis, "arma" e Charles Michel për të likujduar von der Leyen

Postuar në 14 Qershor, 2024 17:40

Emri i kryeministrit grek po përflitet si pasardhës i mundshëm i Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Europian. Sugjerimi vjen nga një rival i ashpër i presidentes ende në detyrë. Kreu i Këshillit Europian, Charles Michel, është njeriu pas këtij propozimi ende jozyrtar, pavarësisht se një mandat i dytë për Von der Leyen është pothuajse i garantuar.

KE u heq vizat edhe serbëve të Kosovës

Postuar në 17 Nëntor, 2023 14:31

Komisioni Evropian (KE) ka propozuar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Kjo do t’u njohë të drejtën për të udhëtuar pa viza shtetasve serbë që jetojnë në Kosovë dhe nuk duan të mbajnë pasaporta të lëshuara nga autoritetet e saj.

Macronizëm/Nuk i takon KE-së të dijë si menaxhon Franca policinë e vet

Postuar në 07 Korrik, 2023 13:29

Presidenti francez, Emmanuel Macron, një vizionari në retorikë dhe të cilit i pëlqen të japë këshilla, të urdhërojë e të duket se po shkruan historinë, nuk i pëlqen fare që ta kritikojnë. Djali i llastuar i Parisit ka replikuar përmes sekretarit të Shtetit për Europën, Laurence Boone, duke deklaruar se:

Raporti i KE-së: Koha kur demokracia liberale ishte modeli i vetvetishëm i zgjedhjes ka mbaruar

Postuar në 07 Korrik, 2023 00:16

Komisioni Europian ka publikuar raportin vjetor të parashikimit përmes të cilit zbulon edhe rreziqet ndaj të cilit ekspozohet. Mediat kanë vënë në dukje faktin se BE-ja ka sjellë në vëmendje gjeopolitikën e re globale, brenda së cilës definohet edhe roli i saj. Bota sot ndahet mes Perëndimit nga njëra anë dhe Kinës nga tjetra, në garën për të tubuar rreth vetes vender në zhvillim. 

Nga ana tjetër, BE-ja ka pranuar se aktualisht modeli perëndimor i demokracisë liberale është sfiduar ndjeshëm. 

Korrupsion i lartë edhe në BE. Komisionerja Jourova: Po vret demokracinë tonë!

Postuar në 04 Maj, 2023 14:37

Komisioni Europian ka dalë së fundmi me disa propozime të reja për harmonizimin e rregullave antikorrupsion brenda bllokut. 

Korrupsioni është si një kancer, ai po vret demokracinë tonë, besimin e njerëzve në institucionet demokratike

citohet Komisionerja e BE-së, Vera Jourova.

Një rregullore që do ta bëjë më të shtrenjtë Internetin. Dhe do ta fragmentarizojë

Postuar në 27 Mars, 2023 12:06

Carl Gahnberg, drejtor i Politikave të Zhvillimit dhe Kërkimit në Shoqërinë e Internetit ka kritikuar përmes një opinioni rregulloren e re që është propozuar nga Komsioni Europian për telekomunikacionin. Thelbi i rregullores qëndron në kërkesën ndaj gjeneruesve më të mëdhenj të trafikut që të investojnë në infrastrukturë si p.sh në atë 5G.

BE hedh zaret: Investim aseteve të ngrira ruse për të financuar Ukrainën

Postuar në 27 Mars, 2023 01:38

Komisioni Evropian pret të gjenerojë fitime prej rreth 2.6 për qind nga investimi i aktiveve që i përkasin bankës qendrore të Rusisë, të ngrira si pasojë e sanksioneve të BE-së. Shifra del në një dokument, të cilin e ka siguruar POLITICO.

Mosdakordësi për paketën e nëntë të sanksioneve ndaj Rusisë

Postuar në 12 Dhjetor, 2022 12:48

Anëtarët e Bashkimit Europian nuk kanë arritur të miratojnë paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë, gjatë një takimi që është mbajtur në Bruksel. Bllokimi është pranuar edhe nga kreu i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, sipas të cilit çështjet që shtrohen para Këshillit janë shumë të vështira.

Kemi thënë shumë herë se është Këshilli që vendos dhe 27 ministrat kanë qasje të ndryshme

citohet Borrell.

Drafti i Komisionit Europian: Çiftet gei të njihen si prindër në të gjitha vendet anëtare

Postuar në 07 Dhjetor, 2022 14:21

Prindërit e të njëjtit seks dhe fëmijët e tyre duhet të njihen si një familje në të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Është një nga parimet në qendër të draft-rregullores së paraqitur sot nga Komisioni i BE-së për të harmonizuar rregullat e së drejtës ndërkombëtare private për prindërimin.

KE miraton ngritjen e gjashtë njësive të reja kundër dizinformacionit mediatik

Postuar në 01 Dhjetor, 2022 18:04

Komisioni Europian ka miratuar krijimin e gjashët njësive të reja të luftës kundër dizinformacionit përveç tetë të tjerave që janë aktive që nga viti 2021.

Gjashtë njësitë e reja do të përfitojnë 8 milionë euro financim për të rritur kapacitetet e Observatorit Europian të Medias Dixhitale.

Pages

Subscribe to RSS - ke