Korrupsion i lartë edhe në BE. Komisionerja Jourova: Po vret demokracinë tonë!

Komisioni Europian ka dalë së fundmi me disa propozime të reja për harmonizimin e rregullave antikorrupsion brenda bllokut.
Korrupsioni është si një kancer, ai po vret demokracinë tonë, besimin e njerëzve në institucionet demokratike
citohet Komisionerja e BE-së, Vera Jourova.
Rregullat e reja sugjerojnë që përgjatë kohës së hetimit privilegjet dhe imuniteti të hiqen dhe që policia apo organet e hetimit të kenë në dispozicion mjetet të përshtatshme për të luftuar korrupsionin. Propozimi vjen ndërkohë që sipas sondazheve perceptimi për korrupsionin në vendet anëtare është shumë i lartë, aq sa 40% e njerëzve në BE mendojnë se është e kotë të raportosh korrupsionin pasi asgjë nuk ndodh. Korrupsioni ndërvepron edhe me aktivitete të tjera lojigjore si krimi i organizuar që në hapësirën europiane përdor Korruptimin si taktikë të rregullt në të paktën 60% të të gjitha organizatave.
Në lidhje me këtë daft vendet anëtare do të duhet të përshtasin legjislacionin dhe të krijojnë një agjenci anti-korrupsion.
Add new comment