legjislacioni

Sarkazëm nga Irlanda: Anglia është vend i sigurtë. Do i kthejmë imigrantët aty

Postuar në 29 Prill, 2024 15:03

Rruga e shkurtër nxjerr për gjatë. Ky proverb provohet sërish në rastin e lojës juridike të Britanisë së Madhe me imigracionin. Pasi miratoi me luftë të madhe dhe debate ligjin për trajtimin e azilantëve në Ruanda, duke shpikur ekstraterritorialitetin si gjetje për devizualizuar Emigrantin nga përditmëria politike, Londra zyrtare krahas Italisë, hapi një dritare të re të cinizmit ndërkombëtar në menaxhimin e një dukurie që është emblematike e kohës sonë.

Korrupsion i lartë edhe në BE. Komisionerja Jourova: Po vret demokracinë tonë!

Postuar në 04 Maj, 2023 14:37

Komisioni Europian ka dalë së fundmi me disa propozime të reja për harmonizimin e rregullave antikorrupsion brenda bllokut. 

Korrupsioni është si një kancer, ai po vret demokracinë tonë, besimin e njerëzve në institucionet demokratike

citohet Komisionerja e BE-së, Vera Jourova.

Aksion europian ndaj legjislacionit të Hungarisë kundër LGBTQI

Postuar në 08 Prill, 2023 15:21

Franca dhe Gjermania i janë bashkuar disa vendeve të tjera anëtare të BE-së në aksionin kundër Hungarisë për miratimin e legjislacionit kundër LGBTQI.

Lëvizja demonstron se ne qëndrojmë në krah të komunitetit LGBTQI. Vlerat e përbashkëta të BE-së janë ADN-ja për shoqërinë tonë të hapur dhe të lirë. Diversiteti është forca jonë

është shprehur Ministria e Jashtme e Gjermanisë.

Macron paralajmëron ligje kundër "separatizmit islamik" në Francë

Postuar në 02 Tetor, 2020 12:42

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka paralajmëruar miratimin e legjislacionit kundër atyre që ai i quajti ligje fetare që prevalojnë mbi vlerat shekulare, republikane të Francës. Macron madje ka folur për një separatizëm islamik duke theksuar një lloj ndarjeje në shoqërinë franceze që nuk perceptohet nga jashtë dhe aq mirë.

Islami është në një krizë për shkak të theksimi ekstrem të pozicioneve. Qeevria do të prezantojë një draft që synon fuqizimin e shekullarizmit në Francë kundër separatizmit islamik në vend

Implikimet serioze të një Akti Normativ

Postuar në 16 Mars, 2020 15:02

Së fundmi në kuadër të masave të cilat synojnë mbrojtjen e popullisë së Republikës së Shqipërisë nga COVID-19 nga ana e Këshillit të Ministrave është miratuar edhe Akti normativ me fuqinë e ligjit nr.3, datë 15.3.2020 ¨Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19¨. Ky akt është botuar menjëherë në formatin elektronik të Fletores Zyrtare nr.37, datë 15.3.2020.

Një projekt antiligjor për Teatrin Kombëtar

Postuar në 19 Qershor, 2018 13:09

Ministria e Kulturës ka publikuar për konsultim projektligjin për përcaktimin e një procedure të veçantë për negociimin dhe kontraktimin e partnerit privat që do të realizojë Projektin e Teatrit Kombëtar, sëbashku me një komplekse privat zhvillimi. Ky ligj ka për objekt përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt realizmin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

E Drejta dhe shoqëria

Postuar në 22 Qershor, 2016 21:59

Të paktën prej viteve '80, e drejta dhe shoqëria përbëjnë një temë e cila nuk përmendet shumë në Perëndim. Por duket se në Shqipëri kemi nevojë ta trajtojmë këtë çështje gjerësisht, sidomos në kuadrin e zhvillimeve më të fundit. Ndryshe nga ajo që ndodh rëndom në shumë vende perëndimore, në Shqipëri, socialja dhe ligjorja duket të kenë pak, ose aspak lidhje me njëra-tjetrën. Në vija të përgjithshme, ndoshta është kjo arsyeja që shpjegon problemin kryesor në Shqipëri, zbatimin e ligjit.

Shqetësim ndërkombëtar/Komentet fyese në rrjetet sociale duhen fshirë

Postuar në 04 Qershor, 2016 12:24

Deutsche Welle: Z. Zörner, rrjetet sociale janё emancipuar si medie mё vete. Ato janё njё podium i shprehjes sё lirё tё mendimit, por ato mund tё jenё edhe skena pёr komentet me gjuhё urrejtjeje. Cila vlerё ёshtё mё e çmuar: fjala e lirё, apo shmangia e gjuhёs sё urrejtjes?

““Miqtë” dhe diplomatët po bëjnë presion për sanksionimin e martesave gej në kuadër të ndryshimeve kushtetuese”

Postuar në 30 Maj, 2016 10:22

Ish-ministri i qeverisë së PD-së, Genc Ruli, thotë në një intervistë për gazetën “Panorama” se me reformën në drejtësi, ekspertët e huaj, po përpiqen që t’i ngecin Shqipërisë edhe një sanksionim kushtetues për orientimin seksual. Sipas Rulit, Shqipëria ka një legjislacion liberal në këtë drejtim, ndaj ngjan disi e pajustifikuar kjo përpjekje e “miqve” ndërkombëtarë që të bëjnë këtë ndërhyrje. “Atëherë përse duhej marrë mundimi të bënim këtë shtesë të panevojshme në Kushtetutën tonë?

Subscribe to RSS - legjislacioni