Macron paralajmëron ligje kundër "separatizmit islamik" në Francë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka paralajmëruar miratimin e legjislacionit kundër atyre që ai i quajti ligje fetare që prevalojnë mbi vlerat shekulare, republikane të Francës. Macron madje ka folur për një separatizëm islamik duke theksuar një lloj ndarjeje në shoqërinë franceze që nuk perceptohet nga jashtë dhe aq mirë.
Islami është në një krizë për shkak të theksimi ekstrem të pozicioneve. Qeevria do të prezantojë një draft që synon fuqizimin e shekullarizmit në Francë kundër separatizmit islamik në vend
është shprehur Macron gjatë një fjalimi në Paris.
Sipas mediave franceze, presidenti ka nënkuptuar luftën kundër ndërhyrjes së huaj përmes dërgimit imamë nga vende të ndryshme në Francë, një program të cilin ai synon ta mbyllë. Më herët, Macron ka folur qartë për këtë çështje gjatë një fjalimi të 18 shkurtit në qytetin e Mulhouse.
Ne përballemi me një problem kur në emër të fesë, disa duan ta shkëpusin veten nga Republika dhe për pasojë të mos respektojnë ligjet
është shprehur Macron
Add new comment