ke
Parlamenti Europian rrëzon kandidaturat rumune dhe hungareze për në Komisionin Europian
Komiteti i Ligjeve në Parlamentin Europian ka refuzuar sot kandaditurat për komisioner të Komisionit Europian të propozuar nga Rumania dhe Hungaria, respektivisht Rovana Plumb dhe László Trócsányi që do të duhet të drejtonin komisionet për Transportet dhe Zgjerimin.
Gjermania e Macronit në krye të KE-së
Juncker tha se rotacioni në krye të Komisionit Europian nuk pati shumë transparencë. Nuk është e qartë se çfarë donte të thoshte zyrtari në fjalë që e plotësoi mandatin me mikroskandale dhe skena komike të një pijedashësi që është ngopur duke qenë në krye. Por fjala është për caktimin në vend të tij të ministres gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. Një njeri I gjermanëve në krye të KE-së. Kështu është ideja e parë. Një njeri i Merkel që sot ka timonin e Europës, ekzekutivit të saj.
Rotacion pa transparencë në krye të KE-së
Presidenti në ikje i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se procedura për emërimin e pasardhëses së tij, gjermanes Ursula von der Laien nuk ka qenë transparente dhe ka shënuar një ndryshim të padëshirueshëm në praktikat e përzgjedhjes së kandidatëve për postet e Bashkimit Europian.
Kërkesa e Holandës, KE-ja mban në fuqi regjimin pa viza
Komisioni Europian rrëzon kërkesën e Hollandës për të aktivizuar mekanizmin e pezuillimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen për qytetarët e Shqipërisë. Në vlerësimin e bërë Komisionit thuhet:
Tërheqja e Këshillit ë Europës, provë se zgjedhjet e 30 qershorit janë antikushtetuese
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për shtyp përmes së cilës ka deklaruar se opozita do të bllokojë procesin zgjedhor të 30 qershorit. Basha ka vlerësuar se tërheqja e delegacionit të Këshillit të Europës nga vëzhgimi i zgjedhjeve është distancim i qartë nga një proces antiligjor.
Çështje "pazari" edhe zgjedhja e Presidentit të KE-së
Teksa fushata e kandidatëve për zgjedhjet evropiane po përfundojnë, vëmendja e të gjithëve përqëndrohet në zgjedhjet e së dielës, të cilat do të përcaktojnë në një masë të madhe se kush do të jetë Presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian. Pikat kyçe janë tre:
Letra e KE-së për Teatrin, Çipi: Nuk do të pranojmë kulla në truall publik
Lufta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nuk ka përfunduar dhe artistët do të ndalojnë me çdo kusht ndërtimin e kullave në truallin e teatrit.
Kjo është ajo çfarë pohojnë artistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, pas letrës të Komisionit Europian.
Në një bisedë për "Tema TV", regjisori Kastriot Çipi, vëren se ata kërkojnë nga Komisioni Europian të sqarojë qëndrimin, ndërkohë që sipas tij, letra ka një paradoks që zyrtarëte e BE duhet ta shpjegojnë.
BE-ja ndërhyn në konfliktin turko-qipriot në Egje
Bashkimi Europian ka paralajmëruar Turqinë për veprimet dhe kërcënimet e saj ndaj Qipros për kërkimin e gazit dhe naftës në Egje.
“Turqia duhet të angazhohet në mënyrë të qartë ndaj fqinjësisë së mirë dhe të shmangë çdo lloj burimi për fërkime, kërcënime apo veprime që drejtohen kundër një anëtari të BE-së”, citon EuObserver një zëdhënës të Komisionit Europian.
Sipas zëdhënëses në fjalë, sjellja e Turqisë dëmton marrëdhniet e fqinjësisë së mirë dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve.
Brexit/BE-ja mendon për rritje të taksës për plastikën dhe ulje të prodhimit
Komisioni Europian po mendon të vendosë një taksë mbi plastikën për të kompensuar humbjen në bilanc që sjell Brexit. Kjo është njëra nga idetë që është prezantuar dhe që mund të bëhet aktive në muajin maj, kur Komisioni prezanton një skicë të bilancit shumëvjetor duke nisur që nga viti 2021.
"Shpresojmë që Madridi nuk do të përdorë forcën"
Shpallje e pavarësisë nga njëra anë, heqje autonomie nga ana tjetër. Situata në Spanjë është thuajse absurde dhe komplikohet nga lëvizjet reciproke të Barcelonës dhe Madridit zyrtar. Ndonëse ngjan një zhvillim për shkak të inercisë, pavarësia e Katalonjës ka gjeneruar një pikë tensioni në një vend të stabilizuar të Bashkimit Europian që i përmbahet qëndrimit se “Spanja mbetet i ventmi interlokutor i yni”. Çka do të thotë se deri më tani pavarësia e Katalonjës nuk do të njihet nga Brukseli. Por kjo mund të mos jetë përfundimtare.