Rotacion pa transparencë në krye të KE-së
Presidenti në ikje i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se procedura për emërimin e pasardhëses së tij, gjermanes Ursula von der Laien nuk ka qenë transparente dhe ka shënuar një ndryshim të padëshirueshëm në praktikat e përzgjedhjes së kandidatëve për postet e Bashkimit Europian.
"Procesi nuk ka qenë shumë transparent"- tha Juncker në një konferencë shtypi në Helsinki, duke iu përgjigjur pyetjes se si liderët e BE-së zgjodhën këtë javë presidenten e ardhshme të Komisionit Evropian. Zgjedhja e udhëheqësve të rinj të Unionit duhet të ratifikohet nga Parlamenti Evropian.
Juncker shtoi se emërimi i tij pesë vjet më parë ishte transparent, pas fushatës që ai bëri në zgjedhje. "Për fat të keq kjo traditë nuk vazhdoi"- tha Juncker. "Unë kam qenë i pari dhe i fundit “spitzenkandidat”, shtoi ai duke përdorur fjalën gjermane për kandidatin kryesor në zgjedhjet evropiane.
Add new comment