ke
Ministri grek Mouzalas propozohet për Komisionet të KE-së për të Drejtat e Njeriut
Ministria e Jashtme greke njofton se ka propozuar si kandidat për Komisioner për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, ministrin e saj për Politikat Migratore, Ioannis Mouzalas. Në njoftimin e vet ministria e vlerëson personin në fjalë si një aktivist me kontribute në këtë fushë, por edhe gjatë punës si ministër me menaxhimin e krizës së refugjatëve. Nëse emri I tij miratohet, me gjasë Greqia do të fitojë një tjetër levë presioni edhe ndaj Shqipërisë, ndaj të cilës ka ngritur shpesh çështjen e të drejtave të minoritetit dhe të Himarës.
Thaçi: "Shqipëria e ka detyrim kushtetues pajisjen me pasaportë të qytetarëve të Kosovës"
Presidenti i Kosovws, Hashim Thacci, ka pwrswritur kwrkeswn e tij qw Shqipwria tw pajisw shtetasit e Kosovws, tw cilwn ai e drejton, me pasaporta shqiptare. Nw njw intervistw pwr agjencinw gjermane, “Deutsche Welle”, Thacci ka deklaruar se Komisionin Europian ka qasje diskriminuese ndaj Kosovws. Mw poshtw pjesw nga intervista:
Polonia nuk tërhiqet, miratohet reforma që i heq pavarësinë Gjykatës së Lartë
Polonia – ky është emri më i ri për krizën politike të BE-së. Parlamenti i këtij vendi ka miratuar sot reformën e shumëdiskutuar e cila e vendos Gjykatën e Lartë nën autoritetin e qeverisë. Në tekstin e përmirësuar disi, është ndryshuar vetëm e drejta e ministrit të Drejtësisë për të sanksionuar rregullat proceduriale të Gjykatës së Lartë si dhe për të vendosur nëse gjykatësit do të mbajnë detyrën e tyre me hyrjen në fuqi të ligjit. Kjo e drejtë i kalon presidentit.
Edhe BE-ja shton financimet për mbrojtjen
Mbrojtja nis të nxjerrë krye si prioritet edhe për Bashkimin Europian. Kjo reflektohet në fonde dhe financime për një sketor për të cilin deri më tani BE-ja ka qenë pas vendeve të tjera të mëdha. Mirëpo duket se gjërat ndryshojnë duke prekur sektorëvtë tjerë civilë me rëndësi si mjedisi, dixhitalizimi dhe energjia.
Projekti 1 miliardë?! KE-ja kritikon Shqipërisë për dështim në realizimin e investimeve...
Qeveria shqiptare ka marrë kritita nga Komisioni Europian lidhur mosrealizimin e shpenzimeve buxhetore vitet e fundit. Në një raport të KE-së vijnë kritika për dështimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në invstimet publike. Rënia e shpenzimeve sipas KE–së, është ndikuar nga interesat e ulëta të borxhit.
KE: Plan për 80 mijë vende pune për Ballkanin deri në vitin 2025
Socialistët premtuan 300 mijë vende pune para se të vinin në pushtet në vitin 2013. Shifër e sigurtë është se të paktën 100 mijë shqiptarë ikën nga vendi qysh atëherë, për ta reduktuar sfidën në 200 mijë. Aktualisht një tjetër parti politike, LSI-ja premton 100 mijë vende pune për katër vitet që vijnë, kuptohet nëse zgjidhet si parti që do të drejtojë qeverinë. Nuk dihet nëse ky objektiv lidhet me punësimet masive që partia e Ilir Metës mendon se janë bërë gjatë kohës kur “punë kishte, por profesionistë jo”, apo me komplekset e saj si parti e dytë.
Abc News: Draft rezolutë e BE-së që tejkalon ngujimin te Vettingu
"Abc News" raporton sot për një draft rezolutë të Këshillit të Europës, hartuar nga 28 ambasadorët e përhershëm të BE-së që përfshin 8 pika për Shqipërinë, si kritere për t’u përmbushur në kuadër të hapjes së negociatave. Drafti do të diskutohet në datën 13 dhjetor, ditë kur Shqipëria pret një vendim. Kërkesat janë:
Nuk ka dritë jeshile...
I allnuar nga Gjermania – komploti i Vettingut nuk ngjiti - ja si mund të përmblidhet me një fjali bilanci i vizitës së kryeministrit Edi Rama në Gjermani.
Qeveria ka nxituar të nxjerrë tellallët për takimin mes tij dhe kancelares Angela Merkel. Kush ka lexuar sot tituj, apo ka parë kronika që kishin fjalët: Vettingu, kusht i vetëm, e kupton shumë qartë se për çfarë bëhet fjalë. Se çfarë teknike trashamane të kozmetikës politike po kemi përballë.
Manovra me “një letër nga Europa” për ligjin e mbetjeve. Protestë më 24 nëntor, por a do të jetë e njëkohshme në disa qytete?
Nicholas Hanley, përgjegjës i zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Zgjerimit, në Drejtorinë e Përgjithshme për Mjedisin në Komisionin Europian, ka nisur një mendim për ligjin e mbetjeve që qëndron i pamiratuar ende në Kuvend, pas kthimit të tij nga Presidenti. Letra e zyrtarit të KE-së u publikua sot pasi ishte paralajmëruar se “mendim i BE-së”, nga Eduard Shalsi, iniciator i ligjit. Por Aleanca Kundër Importit të Plehrave mendon se kjo manovër e vockël me një “letër nga Europa” ka karakter manipulativ dhe asnjë nuk ka sesi të pranojë sugjerimet e saj.
Nuk ka më shqiptarë që lëvizin me vizë në Europë
Që sot e tutje nuk ka më shqiptarë të Ballkanit që lëvizin me viza në Europë. Muri i fundit ka rënë me rekomandimin e mirautr sot nga Komisioni Europian që qytetarët e Kosovës, të pajisur me pasaporta biometrike, të lëvizin lirisht në Europë, për një periudhë qëndrimi 90 ditore.