komunikimi
Këto i ka thënë Zdromsi me kohë
Kandidati i opozitës për zgjedhjet vendore në Tiranë, Belind Këlliçi, ka nisur sot takimet me bazën. Me njerëzit. Në një status të vetin në Facebook, Këlliçi shprehet ndër të tjera se:
Ju them me zemrën plot se nisa turin e parë të dëgjesave me bashkëqytetarët. Për fillim tek Njësia 7 dhe në vijim në çdo njësi administrative.
Do të flisni ju për Tiranën, për realitetin ku jetoni, për shqetësimet që keni dhe për kritikat që nuk ju jepet hapësira publike t'i shprehni
Analizë e 45 000 njoftimeve për shtyp: BE-ja është i pakuptueshëm
Një analizë e kryer nga WZB, Qendra e Berlinit për Shkencat Sociale konfirmon perceptimin se institucionet e Bashkimit Europian, veçanërisht KE-ja, janë tërësisht të pakuptueshme nga publiku. 45 mijë deklarata për shtyp kanë kaluar nën analizë për të dalë në përfundimin se të kuptosh atë që do të thotë Komisioni, është më e vështirë se të kuptosh deklaratat e çdo qeverie.
Parime komunikimi nga një komunikues i Vjetër
“La Civiltà Cattolica” publikonte disa kohë më parë një ekspoze të Enrico Cattaneo për leksionet e Papa Gregorit të Madh për Komunikimin. Shkruar shekuj më parë, në kushtet e një komunikimi direkt, pa ndërmjetësinë e teknologjisë, leksionet veprojnë edhe sot si një udhëzues i përkryer për të ndarë nevojën e edukimit të audiencës përtej nevojës për të krijuar tubime.
Zhvendosja e realitetit dhe rrënimi i pushtetit të dijes
Ne asgjë nuk besojmë më shumë se në atë për të cilën dimë më pak”, shkruante filozofi francez Michel de Montaigne, duke paralajmëruar zhvendosjen e realitetit dhe fakteve, me qëllim që gjykimet të jenë sa më emocionale.
Kina nis zyrtarisht punën për zhvillimin e teknologjisë 6G
Ministria Kineze për Shkencën dhe Teknologjinë ka njoftuar së fundmi nisjen e punës për krijimin e rrjetit 6G wireless. Në një ceremoni të posaçme ku mori pjesë edhe zv.ministri Wang Wei, u fol për fillimet e kërkimit për teknologjinë 6G që presupozohet se do të rrisë në mënyrë marramendëse shpejtësinë e transmetimit që mendohet se do të arrijë deri në 100 GB/sekondë. Në takim kanë qenë të pranishëm përfaqësues të disa universiteteve, specialist të telekomunikacionit dhe të Akademisë së Shkencave.
Monologu nokturn si teatër i dialogut me studentët
Kryeministri është zgjuar mirë sot. Ai ka tha se ka folur me studentët deri në orët e para të mëngjesit për çështjet e protestës, tarifave etj. E pas këtij cele-dialogu performues të orëve të natës, gazeta “shqiptarja.com” ka sjellë disa prej mesazheve që janë shkëmbyer me kryeministrin.
Antia, aty ku komunikohet me formën fishkëllore të greqishtes
Banorët e fshatit Antia në ishullin grek të Evias kanë kultivuar prej shekujsh një traditë komunikimi me fishkëllima. Ajo quhet Sfyria. Fshati ka pësuar rrudhje demografike, nga 250 në 37 në dekadat e fundit dhe siç mund të merret me mend, me moshën e madhe, bien edhe dhëmbët, dhe me dhëmbët e rënë, fishkëllima e pleqve nuk arrin notat e larta. Ka spekullime të shumta nga vjen sfyria: disa thonë se vjen nga ushtarët persë që u strehuan këtu mijëra vjet më parë, disa mendojnë se sfyria vjen nga kohët byzantine, të tjerë se burimi është që nga kohët antike.
Ku shkuan zëdhënësat?
Një nga gjërat që e dallon politikën amerikane, apo atë të disa vendeve kryesore apo jo, është kultura e marrëdhënieve me publikun. Të cilës i kushtohet shumë rëndësi, aq sa zëdhënësat dhe këshilltarët dalin në konferenca për shtyp dhe u përgjigjen një sërë pyetjesh. Këtë praktikë e ka përforcuar shumë së fundmi edhe një vend si Rusia apo Kina, çka na provon se ndonëse jetojmë në epokën e komunikimit, asgjë nuk e zëvendëson kontaktin njerëzor. Madje konferencat për shtyp janë një mundësi për të korrigjuar të famshmet fake neës, për të izoluar rrugën e përhapjes së tyre.
Tellalli i vetvetes!
Në komunikimin e javës, kryeministri Rama nuk i kurseu elozhet për policinë e shtetit që sipas tij nuk ka asnjë përgjegjësi për ikjen në drejtim të paditur të grabitësve të Qafë Kasharit. Duke iu referuar argumentave të tij Lapsi.al thotë se më e pakta kryeministri është informuar gabim për ngjarjet kriminale, të cilat i deklaroi si të zbardhura nga policia e Shtetit. “Duhet nënvizuar këtu se Policia e Shtetit ka zbardhur plotësisht, qoftë rastin e bujshëm të Rinasit, qoftë atë të bankës së grabitur këtu në qendër të Tiranës.
Të komunikosh shpresë dhe besim në kohën tonë*
"Mos ki frikë se unë jam me ty” (Is 43,5)