komunikimi

Trump rrezik për qytetërimin perëndimor? Jo më shumë se frikacakët...

Postuar në 22 Nëntor, 2016 18:43

Një lajm “pa rëndësi” qarkulloi sot edhe në disa media shqip. Donald Trump anulloi një intervistë me gazetën e njohur “New York Times”. Arsyet i dha vetë presidenti i zgjedhur i SHBA-së, i cili përmes dy postimeve në twitter ka sqaruar ndjekësit se: “Kushtet dhe termat [e takimit] u ndryshuan në minutën e fundit.  Aspak mirë”.

Në një postim të dytë ai shton: “Mbase një takim i ri do të caktohet me New York Times. Në ndërkohë, ata vazhdojnë t’i mbulojnë ngjarjet e mia në mënyrë jo korrekte dhe me një ton të ndyrë”.

Kullat si autoportret i Ramës

Postuar në 05 Maj, 2016 16:50

Dy perversionet e komunikimit, thotë filozofi danez Knud Logstrup, janë: më një anë reduktimi i tij në bërje qejfi njëri tjetrit (si dhe bashkimi kundër një të treti), më  anë tjetër, bërja e tjetrit si vetja nëpërmjet imponimit të mendimit. Në të dy rastet nuk kemi komunikim sepse kështu evitojmë përballimin e problemeve që kemi mes njeri tjetrit.

"Letërsia nuk po merr më angazhime të mëdha si dikur..."

Postuar në 08 Shkurt, 2016 15:43

Një roman jo si gjithë të tjerët. Një roman rregullathyes. “Romani i lumturisë” e ka titulluar autori Gazmend Krasniqi, ndalesën e tij të radhës, në rrugëtimin vetjak në kërkim të gjetjeve letrare. Dhe në fakt çfarë kërkohet në të, çfarë mëtohet prej personazheve është LUMTURIA! Cila lumturi? Si e shohin personazhet lumturinë? Çfarë është lumturia për ta? A ia dalin ta gjejnë? Gazmend KRASNIQI rrëfen… në një intervistë me Arta MARKUN

Socialistët “dekorojnë” edhe Berishën. S.Pëllumbi: “I paarritshëm në rolin e trollit në komunikimin politik”

Postuar në 18 Dhjetor, 2015 10:42

Vitet ikin dhe ata që bëjnë të majtin në Shqipëri nuk po i bëjnë dot derman Sali Berishës. Dy gjëra janë të sigurta në këtë vend: statuset në Facebook dhe denoncimet e ish-kryeministrit si dhe kundërsulmi i kundërshtarëve të tij, shumë prej të cilëve e urrejnë, që e cilësojë kriminel, të korruptuar etj.. Kjo nuk e ka skualifikuar Berishën nga debati politik, madje mund të thuhet se ky polarizim verbal i intereson.

Të fshihesh pas gishtit, apo statusit të Endri Fugës/Mirënjohje për hetues dhe sigurimsa. Edhe Enver Hoxha i degdisi në 1984-ën

Postuar në 29 Nëntor, 2015 17:20

Sot u bë publike lista e medaljeve të mirënjohjes që qeveria e Edi Ramës, një qeveri “me yll në ballë”, i ka dhënë një pjese të mirë të drejtuesve të ish-Sigurimit të Shtetit, apo të Hetuesisë(http://www.respublica.al/2015/11/29/qeveria-mirënjohëse-e-partisë-së-punës-dekorata-për-ish-funksionarë-të-regjimit). Dhe për të mbuluar diellin me shoshë, qeveria nxori në një rrëzë të rrjeteve sociale, drejtorin e Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, që e shesin si shumë të aftë.

SHBA nis përpunimin e planeve të reagimit ndaj stuhive diellore

Postuar në 04 Nëntor, 2015 15:17

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten dhe po marrin masa për goditjen nga një stuhi diellore me pasoja katastrofike. Pasojat përllogariten nisur nga efektet shkatërruese në ekonomi dhe në mjetetet e komunikimit. Në vitin 2008 një studim i Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA vlerësoi se kostot mund të arrinin në 2.6 trilion dollarë. Dalja jashtë funksioni e gjenratorëve dhe transformatorëve, mjeteve të komunikimit, do të çonin të gjithë jetën që kemi pas: pa internet, pa karta krediti funksionale dhe pa celularë.

Jeta që "ikën" përballë Telefonit...

Postuar në 13 Tetor, 2015 22:40

Telefonët kanë “humbur” funksionin e tyre primar të komunikimit direkt dhe janë kthyer në një ekran që ndërmjetëson botën. Zgjatime gjymtyrësh njerëzorë që po uniformizojnë qëndrimin dhe sjelljen në një pjesë të madhe të kohës. CNN sjell një numër fotografish të realizuara nga fotografi Eric Pickersgilll, që pati një përvojë të tillë: ra në gjumë dhe kur u zgjua e gjeti veten me duart në pozicion sikur po mbante telefonin.

"Informaliteti nuk luftohet me aksione"

Postuar në 21 Gusht, 2015 22:27

Në ditën e fundit të pushimeve kryetari Ilir Meta në një intervistë për “Ora News” nga kampi i LRI në Jalë flet për një sezon të nxehtë politik, nisur nga vera që duket se  shkaktoi një klimë mosbesimi mes tij dhe kryeminstrit Edi Rama, që zë fill pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Ai sugjeron që lufta ndaj informaliteti të mos marrë nuanca  arbitrariteti ndërkohë pranon se biznesi po kalon ditë të vështira.

Pages

Subscribe to RSS - komunikimi