Jeta që "ikën" përballë Telefonit...
Telefonët kanë “humbur” funksionin e tyre primar të komunikimit direkt dhe janë kthyer në një ekran që ndërmjetëson botën. Zgjatime gjymtyrësh njerëzorë që po uniformizojnë qëndrimin dhe sjelljen në një pjesë të madhe të kohës. CNN sjell një numër fotografish të realizuara nga fotografi Eric Pickersgilll, që pati një përvojë të tillë: ra në gjumë dhe kur u zgjua e gjeti veten me duart në pozicion sikur po mbante telefonin. Ky moment i dha shtysë idesë për realizimin e fotove konceptuale ku shihen njerëz që qëndrojnë në pozicionet normale të hulumtimit të ekranit telefonik, por pa e patur pajisjen. Pa u marrë me kritikën që i bëhet punës së tij, po përcjellim fotot, me bindjen se secili e shikon veten diku. Një shembull sesi teknologjia nuk diferencon.
Add new comment