SHBA nis përpunimin e planeve të reagimit ndaj stuhive diellore
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten dhe po marrin masa për goditjen nga një stuhi diellore me pasoja katastrofike. Pasojat përllogariten nisur nga efektet shkatërruese në ekonomi dhe në mjetetet e komunikimit. Në vitin 2008 një studim i Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA vlerësoi se kostot mund të arrinin në 2.6 trilion dollarë. Dalja jashtë funksioni e gjenratorëve dhe transformatorëve, mjeteve të komunikimit, do të çonin të gjithë jetën që kemi pas: pa internet, pa karta krediti funksionale dhe pa celularë. Nuk do shumë imagjinatë për të kuptuar se çfarë përbën kjo situatë. Në vitin 1859 regjistrohet stuhia më e fortë diellore e cila nxori jashtë loje linjat telegrafike, disa posta telegrafike morën flakë dhe energjia u ndërpre në Europë dhe në Amerikën e Veriut. Ky shembull jep shumë mundësi për të kuptuar se çfarë ndodh, ndërkohë që në vitin 2012 një stuhi e madhe diellore për pak e prekur Tokën. Viti 2022 është parashikuar si një tjetër moment që mund të sjellë goditjen dhe SHBA po përgatit një plan rezervë. Plani me gjashtë pika përfshin edhe marrjen e masave për matjen e ngjarjeve kërcënuese njësoj si Richter për tërmetet. PO kështu qeveria amerikane ka nisur zëvendësimin e satelitëve të vjetër të cilët janë kritikë për parashikimin dhe njoftimin e stuhive diellore. Ka nisur puna për mbrojtjen e impianteve të energjisë elektrike në mënyrë që të mos ketë shkëputje elektriciteti totale dhe po shikohet mundësia e zëvendësimit të transformatorëve të Tensionit të Lartë që mund të shkatërrohen nga stuhitë diellore. Por në themel të strategjisë qëndron domosdoshmëria për të bashkëpunuar me vende të tjera. Stuhitë diellore konsiderohen së fundmi ndër ngajrjet më shkatërrimtare, ndonëse të rralla.
http://www.dailymail.co.uk/news/article-3302185/White-House-preparing-ca...
Add new comment