Socialistët “dekorojnë” edhe Berishën. S.Pëllumbi: “I paarritshëm në rolin e trollit në komunikimin politik”

Postuar në 18 Dhjetor, 2015 10:42

Vitet ikin dhe ata që bëjnë të majtin në Shqipëri nuk po i bëjnë dot derman Sali Berishës. Dy gjëra janë të sigurta në këtë vend: statuset në Facebook dhe denoncimet e ish-kryeministrit si dhe kundërsulmi i kundërshtarëve të tij, shumë prej të cilëve e urrejnë, që e cilësojë kriminel, të korruptuar etj.. Kjo nuk e ka skualifikuar Berishën nga debati politik, madje mund të thuhet se ky polarizim verbal i intereson. Për të gjetur diçka “më ndryshe” në klasifikimin e ish-kryeministrit që ka tërhequr parlamentin në stilin e vet të debatit, “Dita” ka marrë mendimin e sociologut politikan, ish-deputetit Servet Pëllumbi. Sipas këtij të fundit, Berisha hyn në kategorinë e trrollëve. “Në politologjinë e sotme vlerësohet si një “novacion”, si një mënyrë e veçantë perceptimi edhe në botën reale. Posaçërisht nënvizohet aplikimi i këtij koncepti në luftën politike, sidomos kur kjo luftë konceptet ndryshe nga konkurenca politike. Këtu “trolling” (provokacioni) shprehet në formën e agresivitetit, të sjelljes tallëse dhe ofenduese ndaj kundërshtarëve, thjesht për të bërë një holy ëar (“luftë të shenjtë”), për të shkaktuar një konfrontim që s’ka qëllim tjetër veç tërheqjes së vëmendjes dhe largimit nga çështjet “delikate”, nga temat e rëndësishme pa interes për atë që provokon. Në politikën shqiptare deri sot në rolin e mjeshtrit të paarritshëm për zbatimin e kësaj metode të huajtur nga “bota e internetit”, them se me konsensus në vendin e parë duhet rreshtuar Sali Berisha, që në “trolling-et” (provokimet) e veta gërsheton çështjet parimore, interesat e publikut, me emocionet që shkaktojnë shitja e mashtrimeve për të vërteta, futja në çështjet personale familjare, shoqëruar me ofendime, denoncime momentale apo gjoja të nxjerra “nga dosjet”, me kërcënime, akuza dhe truke oratorie për të ndikuar sa më emocionalisht tek dëgjuesit. Jo rastësisht kur del në foltoren e Parlamentit ai merr me vete një kompjuter të përmasave modeste, por të sofistikuar. Të vetët e duartrokasin, të tjerët hutohen...Për të mos e marrë këtë, as si “lavdërim të skajshëm” dhe as si “denigrim të një politikani”, po ritheksoj se metoda e provokimit meriton të trajtohet si komponent i bërjes së një politike negative agresive, që përpiqet të zhbëjë çdo pikë takimi me kundërshtarët politikë, për t’i thënë jo çdo lloj bashkëpunimi midis palëve e aq më tepër për të sabotuar çdo mundësi dialogu e mirëkuptimi midis tyre”, thotë Pëllumbi. Që shton se për të eliminuar këtë shfaqje nevojitet transparenca. 

http://www.gazetadita.al/servet-pellumbi-provokatori-i-pasherueshem-sali...

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Neqoftese nuk do te kete drejtesi per te gjykuar e denuar SALI RAME BERISHEN, mbasi i ka koruptuar te gjithe, perfshire edhe nderkombetaret, po ndonji model alla AVNI RUSTEM, nuk do te linde kjo toke ? ? ? . . .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.