Kina nis zyrtarisht punën për zhvillimin e teknologjisë 6G
Ministria Kineze për Shkencën dhe Teknologjinë ka njoftuar së fundmi nisjen e punës për krijimin e rrjetit 6G wireless. Në një ceremoni të posaçme ku mori pjesë edhe zv.ministri Wang Wei, u fol për fillimet e kërkimit për teknologjinë 6G që presupozohet se do të rrisë në mënyrë marramendëse shpejtësinë e transmetimit që mendohet se do të arrijë deri në 100 GB/sekondë. Në takim kanë qenë të pranishëm përfaqësues të disa universiteteve, specialist të telekomunikacionit dhe të Akademisë së Shkencave.
Ceremonia ka pagëzuar krijimin e një grupi pune për kërkimin dhe zhvillimin e teknologjisë në fjalë që ende nuk është përgjithësuar mirë.
Njoftimi vjen pak ditë pasi Kina prezantoi teknologjinë 5G e cila transmeton 1-1.7 GB/sekondë informacion. Teknologjia 5G është bërë shkak I një lufte mes SHBA dhe Kinës pasi kompania Huawei ka qenë e para që ka vënë në jetë këtë standard.
Add new comment