vdekja
Ikën nga jeta i paharrueshmi Guljelm Radoja
Ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare aktori i madh, Guljelm Radoja. Patjetër që e meriton titullin i Madh. Pa lajka, pa kordialitetin post mortem dhe pa u zënë ngushtë për fjalët që duhet të thuash në kësi rastesh.
Nërron jetë në moshën 94 vjeçare, Lou Ottens, shpikësi i kasetës
Ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare, Lou Ottens, inxhinieri hollandez që konsiderohet si shpikësi i kasetës së regjistrimit. Njoftimin e vdekjes e ka dhënë familja e tij nga qytet i Duizel.
Njeriu e ndryshoi qasjen ndaj vdekjes 20 000 vjet më parë
Në Lindjen e Mesme, njeriu prehistorik e ndryshoi raportin me vdekjen gati 20 000 vjet më parë. Të dhënat për këtë ndryshim në sjelljen e komuniteteve që jetonin me gjueti vijnë nga zbulimi i mbetjeve të një gruaje, e cila pas vdekjes është djegur në një kasolle.
Varrimet e njerëzve në shtëpi ose struktura të tjera, si dhe djegiet, mendohet se kanë origjinën në fshatrat bujqësorë të periudhës neolitike në dhe përreth Lindjes së Mesme, jo më herët se rreth 10 000 vjet më parë.
Ndërron jetë Larry Flint
Manjati i pornografisë, Larry Flint ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare, sipas gjasave nga zemra. Lajmi është publikuar fillimisht nga revista “TMZ” dhe më pas është raportuar edhe nga media të tjera në SHBA.
Ndërron jetë Larry King
Ka ndërrua jetë në moshën 87 vjeçare, Larry King, moderator televiziv I njohur botërisht. Shkaku i vdekjes raportohet të jetë CoVid-19 dhe vdekja ka ardhur pas hospitalizimit në muajin dhjetor.
King ishte i njohur për shfaqjen e vet “Larry King Live”, programi më i gjatë i tranasmetuar ndonjëherë në CNN dhe vlerësohet si një ndër intervistuesit më prodhimtarë.
Vdes George Blake, i fundit ndër ata që poshtëruan Britaninë e Madhe gjatë Luftës së Ftohtë
Ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare, George Blake, një ndër spiunët më të famshëm të Luftës së Ftohtë. Krahas Rrethit të të Pestëve të Kembrixhit, Blake përfaqëson goditjen më të fortë dhe poshtëruese për shërbimet britanike të inteligjencës.
Jeta e tij në vetvete karkaterizohet nga thyerjet e forta të një ndër shekujve më të pazakontë të historisë. I lindur si George Behar nga një nënë hollandeze dhe një baba hebre egjiptian, Blake iu bashkua rezistencës hollandeze gjatë LIIB dhe në vitin 1944 u rekrutua në shërbimin britanik, MI6.
Avokati i familjes Rasha: Pati tentativë për manipulimin e vrasjes
Idenë e manipulimit të vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajadaraj, e mbështet edhe avokati i familjes Rasha, Sakip Lata. Për TvT, Lata shprehet se të dhënat e raportuara fillimisht nga policia, ishin të mjegullta, pasi linin të mendonin se fajtori ishte 25-vjeçari Klodian Rasha.
Sipas avokatit të familjes Rasha, vrasja e të riut është drejt zbardhjes, pasi siç thekson Lata, pamjet filmike vërtetojnë më së mirë ekzekutimin e Klodianit nga efektivi Hajdaraj.
Ndërron jetë John le Carre
Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare novelisti i mirënjohur britanik, John le Carre. I lindur me emrin David John Moore Cornwell, ai nisi karrierën në shërbimin e fshehtë britanik me të cilin punoi edhe me petkun e diplomatit.
Ishte një gjigand i padiskutueshëm i letërsisë angleze që përkufzoi erën e Luftës së Ftohtë dhe foli pa frikë të vërtetën e pushtetit
citon BBC-ja, agjentin e tij.
Ndahet nga jeta profesor Engjëll Dakli
Është ndarë nga jeta profesori i inxhinierisë Engjëll Dakli, ish-ministër dhe ish-krtyetar i Bashkisë Elbasan. Një njeri më të vërtetë i rrallë, si profesionist, si pedagog, me një mirësi dhe optimizëm që vështirë se e has kund. Dakli, me origjinë nga Elbasani, por me rrënjë në Kosovë, ishte shtruar në Turqi ku po kurohej pasi ishte prekur nga CoVid-19. Ish-kryeministri Aleksandër Meksi, ka shpërndarë këtë status në Facebook për profesorin që u nda nga kjo jetë:
Ndahet nga jeta ish-ministri i Integrimit Marko Bello
Ish-deputeti socialist, Marko Bello, ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare. Ai po kurohej në Turqi pasi ishte prekur nga CoVid-19 dhe nuk ka mundur ta kalojë sprovën.
Bello ka ushtruar detyrën e ministrit të Integrimit në qeverinë e Fatos Nanos dhe më herët ka qenë diplomat dhe gazetar.
Qytetaria ishte tipari që e dallonte më së shumti ish-deputetin socialist, i cili hynte te kategoria e atyre politikanëve që etikën në komunikim e kanë të natyrshme dhe jo sforco.