Ndërron jetë John le Carre
Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare novelisti i mirënjohur britanik, John le Carre. I lindur me emrin David John Moore Cornwell, ai nisi karrierën në shërbimin e fshehtë britanik me të cilin punoi edhe me petkun e diplomatit.
Ishte një gjigand i padiskutueshëm i letërsisë angleze që përkufzoi erën e Luftës së Ftohtë dhe foli pa frikë të vërtetën e pushtetit
citon BBC-ja, agjentin e tij.
Stephen King ka folur me vlerësime për le Carre që ikën kështu në një vit të vështirë për njerëzimin e që duket se nuk ka të sosur në ngjarjet e veta të trishta. Letërsia e tij karakterizohet nga trajtimi i temave të spiunazhit, një fushë kjo që ishte tipar i patjetërsueshëm i përballjes së blloqeve gjatë Luftës s Ftohtë. Ekranizime të librave të tij si “Rrobaqepësi i Panamasë”, “Spuni që u kthye prej të ftohtit” dhe Teneqexhi, rrobaqepës, ushtar, spiun” i dhanë atij famë dhe vlerësim. Filmi i fundit me protagonist Gary Oldman, është një ndër realizimet më të mira të zhanrit të spiunazhit.
Në shqip le Carre ka ardhur me veprat “Kopshtari i paepur” dhe “Spiuni që u kthye prej të ftohtit”.
Add new comment