vdekja
Të sigurta janë taksat dhe vdekja
Benjamin Franklin nuk kishte dëgjuar për Mossack Fonseca, kur ai vërejti “asgjë nuk mund të thuhet që është e sigurt, përveç vdekjes dhe taksave”. Firma ligjore me bazë në Panama mund ta kishte ndryshuar mendjen e tij shkruan The Economist.
Kompani të tilla si Mossack janë të specializuara për të ndihmuar të huajt të fshehin pasurinë. Klientët mund të duan të mbajnë paratë larg nga gratë me të cilat do divorcohen së shpejti, të shmangin sanksione, të pastrojnë paratë, ose të shmangin taksat.
Johan Cruyff ndërron jetë
Johan Cruyff, ish-futbollist i Ajax dhe Barecelona, ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare si pasojë e kancerit në mushkëri. I konsideruar ndër më të mirët e të gjitha kohërave, ai shkëlqeu edhe me kombëtaren holandeze në kampionatin botëror të vitit 1974.
Vdekja nuk është Fundi...
Vdekja është në qendër të jetës. Kështu shkruhet ndër të tjera në një reportazh të publikuar në “National Geographic” i cili trajton në zakon të çuditshëm, në mos unik që haset në Rantepao, në malësitë e ishullit indonezian të Sulavesit. Të vdekurit këtu nuk trajtohen si kudo në botë: për ditë të tëra, javë, muaj e deri edhe vite, ata mbahen në shtëpitë e familjes, brenda në qefinë, pranë tyre qëndrojnë njerëz dhe me ta bisedohet. Vdekja është vetëm një hap në një proces të gjatë krijimi. Ka funerale që zgjasin me javë, njësoj me mendimin se vdekja nuk i shkëput të gjitha lidhjet.
Umberto Eco ndahet nga jeta
Umberto Eco, shkrimtar, kritik, filozof siç e cilëson “Reppubblica” dhe një nga intelektualët më aktivë të kohës, ka vdekur në moshën 84 vjeçare. Ai lindi më 5 janar 1932 në Alessandria, në Italinë e Veriut dhe mori një edukim në shkollat saleziane. Përfundoi studimet universitare në vitet ’50 në universitetin e Torinos . Eco njihej për erudicion, për njohjen dhe interesin ndaj filozofisë dhe historisë së Europës mesjetare. Ai njohu sukses edhe si shkrimtar, sidomos me librin “Emri i Trëndafilit” që ka një narrativë dhe kompozim që materializon këtë njohje të tij.
Ndahet nga jeta akademiku Jorgo Bulo
Ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare akademiku Jorgo Bulo. Ai ka qenë në Përmet për aktivitetin “Ditët Naimiane” ku edhe është dërguar në spital pasi nuk është ndjerë mirë. Bulo lindi më 27 prill të vitit 1939 në Sheper të Gjirokastrës. Ai njihej si filolog dhe historian i letërsisë. Fusha kryesore e kërkimit të tij ishte letërsia e Rilindjes Kombëtare si dhe çështje të tipologjisë së zhanreve letrare. Me propozim të nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj, Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje.
George Best nuk vdiq nga alkooli, por nga mbidoza
Të dhëna të reja dalin në dritë për vdekjen e futbollisti të njohur, George Best. Ai vdiq në vitin 2005 si pasojë e përdorimit të tepruar të alkoolit, por në fakt, sipas gazetës britanike “The Sun” , që i referohet një dokumentari të “Channel 5”, Best vdiq si pasojë e mbidozës së drogës. Best pranoi se muajt e fundit të jetës kishte shtuar shumë konsumin e alkoolit, flinte pak dhe nuk hante mirë. Sipas doktorit Jason Payne-James alkooli solli mjegulloi gjykimin e futbollist irlandezo verior duke çuar në mbidozë.
Para vdekjes njerëzit shohin vizione të familjarëve që u kanë ikur kohë më parë
Teksa vdekja afrohet, shumica e njerëzve shohin vizione të shokëve apo familjarëve të afërm të cilët kanë vdekur kohë më parë. Kwto vizita bëhen më të shpeshta gjatë orëve të fundit të vdekjes. Shkencëtarët nga kolegji Canisius, NewYork, kanë intervistuar 66 pacientë të cilët ishin në prag të vdekjes. Hulumtimi zbuloi që shumica e pacientëve kishin raportuar se kishin pasur së paku një vizion në ditë rreth këtij fenomeni.
Kur të qajnë e të qeshin në Shqipëri. Një shembull që nuk duhet harruar(video)
Para disa ditësh, media të caktuara apo edhe politikanë kujtuan ditën e lindjes së Enver Hoxhës. Nuk dihet se çfarë kuptimi mund të ketë kjo kur të gjithë shpallen demokratë e perëndimorë, por për të kuptuar më mirë sesa plastik është humori ynë, ai politik, mund të shërbejë ky material i RTSH-së kur njoftonte vdekjen e Enver Hoxhës. Të duket se po lajmërohet fundi i kohës, i së ardhmes. Dhe qytetarë që qajnë në rresht. Me siguri shumica i ka patur lotë të vërtetë, nga padija, pasi po ta shohim nga sot, vështirë se u besohet vajeve, por dhe dollive të shqiptarëve.
Amerikanët kanë më shumë frikë nga robotët se sa nga vdekja
Kur kompjuteri i parë personal u bë i gjithëpranishëm në vitet 1980, Adrienne LaFrance shkroi në “The Atlantic” në fillim të këtij viti, se disa njerëz zbuluan shpikjen e termit të tmerrshëm të “computerphobia” (fobisë nga kompjuteri). “Në ditët e para të telefonisë, njerëzit pyesnin nëse edhe makinat mund të përdoreshin për të komunikuar me të vdekurit. Sot, janë smartphone-et ato që i bëjnë njerëzit nervozë”, shkruan ajo. “Njerëzit shpesh konvergojnë midis ndryshimeve masive teknologjike, përreth çdo ndryshimi të vërtetë, me një stuhi ankthesh”.
Ndërron jetë Aleksandër Stipçeviç
Aleksandër Stipçeviç, ilirologu kroat me orgjinë nga Arbneshi i Zarës (Arbanasi në Zadar), ka ndërruar jetë dy ditë më parë. Stipçeviç lindi më 10 tetor 1930 nga një familje arbëreshe. Ai përfundoi studimet për arkeologji në Zagreb dhe doktori në vitin 1977 me temën: “Simbolizmi religjioz tek ilirët. Ishte lektor i rregullt në universitetin e Zagrebit deri më 1997 kur u tërhoq. Ka dhënë leksione edhe në universitetin e Prishtinës në vitet ’70-73. Sipçevic ishte edhe bibliograf i njohur. Vepra “Ilirët” e vitit 1974 konsiderohet vepra kryesore e tij.