vdekja

Ndërron jetë ish-presidenti francez, Jacques Chirac

Postuar në 26 Shtator, 2019 12:40

Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare Jacques Chirac, ish-president i Francës në vitet 1995-2007. Ai vuante prej kohësh nga humbja e kujtesës që thuhet si vinte si pasojë e një forme të Alcajemrit apo goditjeve të vogla cerebrale që pati gjatë kohës që ishte në detyrë.

Chirac konsiderohet si jë ndër politikanët më jetëgjatë të Europës; dy herë president, dy herë kryeministër dhe 18 vjet kryetar bashkie në Paris. Pavarësisht se drejtimi tij nuk u shoqërua me suksese, ai mbetet një ndër politikanët e preferuar për francezët.

Robert Mugabe ndërron jetë

Postuar në 06 Shtator, 2019 14:38

Robert Mugabe, ish-presidenti i njohur i Zimbabves ka ndërruar jetë në moshën 95 vjecare. Lajmin e ka dhënë presidenti aktual Emmerson Mnangagwa që e la cilësua Mugaben babain themelues të pavarësisë së vendit të vet.

Ai ishte një ikonë e çlirimit, një pan-afrikanist që ia dedikoi jetën emancipimit dhe pushtetit të popullit te vet

shprehet presidenti aktual.

Ndërron jetë imazhi i "Blade Runner", Rutger Hauer

Postuar në 24 Korrik, 2019 20:28

Rutger Hauer, aktori hollandez, i mirënjohur për rolin e tij në filmin “Blade Runner” ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare.

Hauer ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Hollandë, pas një sëmundjeje të shkurtër. Regjizori Gulliermo del Toro e vlerësoi Hauer si një aktor i thellë, me lojë intensive dhe origjinale që u dha bukuri filmave ku mori pjesë.

Ndërron jetë shkrimtari Luciano De Crescenzo

Postuar në 19 Korrik, 2019 13:08

Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare, Luciano De Crescenzo, shkrimtar, aktor dhe drejtues televiziv.

De Crescenzo u diplomua për inxhnieri, por iu përkushtua filozofosë në moshën e mesme duke u bërë një ndër divulgatorët e saj përmes teksteve dhe librave të thjeshtuar në formë, por duke iu përmbajtur thelbit. De Crescenzo, një napolitan në origjinë, arriti famë botërore me këtë qasje të tij duke publikuar disa bestseller. 18 milionë kopje me përkthime në 19 gjuhë dhe përhapje në 25 vende.

Pakti shtet-krim që vret ata që luftojnë për shtetin*

Postuar në 17 Korrik, 2019 14:17

Lëreni të prehet i qetë të shkretin Paolo Borsellino, i cili vdiq nga një marrëveshje e pistë. Pas njëzet e shtatë vjetësh, ne ende pyesim veten pse dhe në ç’rrethana ndodhi masakra e rrugës “Amelio”, shumë më e paralajmëruar se tjetra, ajo e Capaci-t, vetëm 57 ditë më parë.

Disa ende duan të festojnë. Por çfarë mund të festosh? Disave ende ua ka ënda të bëjnë dallime delikate, nuk vdiq për këtë, vdiq për këtë, shkaku duhet kërkuar në majë, nuk duhet të kërkohet në drejtim të rrymës ...

Ndahet nga jeta "Zhaku i Fierit": Jetoi në një Ferr mbi Tokë...

Postuar në 05 Korrik, 2019 20:12

Raportohet se Zhaku i Fierit, një nga dy luanët që u zhvendosën në Hollandë për t’i shpëtuar një lloj Burreli zoologjik, ku hyn dhe nuk del, ka vdekur. Ose ka ngordhur me standardin persekutues të shqipes. Top-Channel ka sjellë njoftimin e qendrës Felida në Hollandë që ka përcjellë me dhimbje ndarjen nga jeta të një krijese të pafajshme që u kap në kurthin e vdekjes në Fier të Shqipërisë. Për këtë luan ishte tepër vonë, pasi veshkat e tij ishin shumë të dëmtuara.

Vdekje misterioze e Mohammed Morsit në sallën e gjyqit

Postuar në 18 Qershor, 2019 00:29

Me protesta masive kërcënojnë anëtarët e Vllazërisë Myslimane pas vdekjes së udhëheqësit të tyre Mohammed Morsi brenda në sallën e gjyqit. Ish-presidenti i Egjiptit u rrëzua në sallë, teksa po përballej me akuzat e spiunazhit për kontaktet e tij me grupin palestinez Hamas.

Ndërron jetë Franco Zeffirelli

Postuar në 16 Qershor, 2019 00:45

Ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare regjizori i famshëm italian, Franco Zeffirelli. 

Një mbrojtës i klasikëve, por një antikonformist

Kështu e quante agjencia Ansa në njoftimin e vet ndërkohë që thuajse të gjitha mediat kanë vënë në dukje arritjet e tij në kinema. 

Ndërron jetë ish-kampioni i Formula 1, Niki Lauda

Postuar në 21 Maj, 2019 09:34

Ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare ish-kampioni i Formula 1 Niki Lauda, një ndër emrat më të mëdhenj të motorsportit. 
Lauda ishte edhe një biznesmen i suksesshëm që krijoi dhe drejtonte dy linja ajrore. 

Ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm italian, Gianni de Michelis

Postuar në 11 Maj, 2019 11:55

Ka ndërruar jetë në moshë  78 vjeçare, Gianni de Michelis, ish-ministër i Jashtëm i Italisë në fillim të viteve’90, ish-zv.sekretar i Partisë Socialiste Italiane në vitet e drejtimit të saj prej Bettino Craxi.

Pages

Subscribe to RSS - vdekja