Ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm italian, Gianni de Michelis
Ka ndërruar jetë në moshë 78 vjeçare, Gianni de Michelis, ish-ministër i Jashtëm i Italisë në fillim të viteve’90, ish-zv.sekretar i Partisë Socialiste Italiane në vitet e drejtimit të saj prej Bettino Craxi.
De Michelis u lind në Venecia në vitin 1940 dhe u diplomua për kimi industrial për të nisur karrierën politike në vitin 1964. Një njeri i afërt i Craxit ai do të niste ngjitjen me cilësinë e deputetit në vitin 1976, ministër i Punës në vitet 1983-1987 dhe në vitet 1989-1992 ministër i Jashtëm. Në këtë periudhë De Michelis bëhet i njohur edhe publikun shqiptar për shkak të marrëdhënieve që Shqipëria fitoi me Italinë pas rënies së regjimit komunist.
Add new comment