Robert Mugabe ndërron jetë
Robert Mugabe, ish-presidenti i njohur i Zimbabves ka ndërruar jetë në moshën 95 vjecare. Lajmin e ka dhënë presidenti aktual Emmerson Mnangagwa që e la cilësua Mugaben babain themelues të pavarësisë së vendit të vet.
Ai ishte një ikonë e çlirimit, një pan-afrikanist që ia dedikoi jetën emancipimit dhe pushtetit të popullit te vet
shprehet presidenti aktual.
Mugabe ishte një figurë e njohur në arenën ndërkombëtare, por në mediat perëndimore ai është protretizuar përherë si një autokrat që jepte shfaqje personale në daljet publike. Mugabe erdhi në pushtet në vitin 1980 pasi largoi nga pushteti pakicën sunduese të bardhë. Në fillim si kryeministër, më pas si president, Mugabe e njollosi figurën e çlirimitarit me atë të tiranti që vriste opozitarët dhe mbështetësit e tyre duke e çuar vendin në buzë të shkatërrimit. I korruptuar në kulm, ai u akuzua se aplikoi edhe torturën ndaj kundërshtarëve dhe urinë e qëllimshme duke e përcaktuar kursin politik si një “tradhëti ndaj popullit të vet” siç e ka përkufizuar një shkrimtar britanik.
Karriera e Mugabes është interesante. Ai lindi në vitin 1924 dhe u rrit nga nëna e vet, një katolike e devotshme. Studioi në një shkollë jezuite dhe u dallua si vetmitar, “me shokë të vetëm librat”. U diplomua për mësues dhe në vitin 1961 u martua me Sally Hayfron, vdekja e së cilës në vitin 1992 thuhet se u hoqi çdo mundësi ndikimi për moderim. U burgos në vitin 1963 dhe në burg mori dy diploma të tjera. Në vitin 1975 ai del nga burgu dhe merr kontrollin e Bashkimit Kombëtar Afrikan të Zimbabves në emër të së cilës nisi luftën guerrile me bazë në Mozambik.
Me ardhjen në pushtet ai nuk realizoi as reformën agrare që ishte eminente nisur nga fakti se 80% e tokës kontrollohet nga të bardhët.
Gjykimi mbi të mbetet u vështirë për shkak të karakterit të ndërlikuar. Nga një hero në një malinj, shndërrimi u Mugabes ngjan fare u pazakontë. Në vitin 2017 ai u rrëzua nga detyra pas protestave masive dhe u vendos në arrest shtëpiak. Megjithë krimet e bëra ai duket se mbetej heroi u çlirimit kombëtar, një vepër që duket se shërbeu si alibi deri në fund.
Add new comment