Të sigurta janë taksat dhe vdekja
Benjamin Franklin nuk kishte dëgjuar për Mossack Fonseca, kur ai vërejti “asgjë nuk mund të thuhet që është e sigurt, përveç vdekjes dhe taksave”. Firma ligjore me bazë në Panama mund ta kishte ndryshuar mendjen e tij shkruan The Economist.
Kompani të tilla si Mossack janë të specializuara për të ndihmuar të huajt të fshehin pasurinë. Klientët mund të duan të mbajnë paratë larg nga gratë me të cilat do divorcohen së shpejti, të shmangin sanksione, të pastrojnë paratë, ose të shmangin taksat.
Industria globale e ofruesve të shërbimeve, të cilat shesin sekretin financiar për ata që mund të përballojë atë, në disa raste vetëm sa i ka vënë festen mby sy politikave tatimore të hartuara dobët.. Rreth 8% e pasurisë botërore ($ 7.6 trillion sipas Gabriel Zucman, ekonomiste) ndodhet në llogari përtej detit, shumica e të cilës e vendosur në mënyrë të përkryer me ligj.
Por e ligjshme apo jo, gazetat që janë duke u nisur nga rasti i Mossack dhe të ngjashme si ai do të arrijnë një akord. Ata janë në një mendje me idenë mbizotëruese: ka një shkëputje themelore mes elitave globale dhe pjesës tjetër, për të cilët taksat janë aq të sigurta sa vdekja.
Add new comment