Para vdekjes njerëzit shohin vizione të familjarëve që u kanë ikur kohë më parë

Postuar në 29 Tetor, 2015 16:47

Teksa vdekja afrohet, shumica e njerëzve shohin vizione të shokëve apo familjarëve të afërm të cilët kanë vdekur kohë më parë. Kwto vizita bëhen më të shpeshta gjatë orëve të fundit të vdekjes. Shkencëtarët nga kolegji Canisius, NewYork, kanë intervistuar 66 pacientë të cilët ishin në prag të vdekjes. Hulumtimi zbuloi që shumica e pacientëve kishin raportuar se kishin pasur së paku një vizion në ditë rreth këtij fenomeni. Një pjesë e madhe e pacientëve kanë deklaruar se këto vizita dukeshin plotësisht të vërteta dhe se vizionet përfshinin shokë apo familjarë të cilët kishin vdekur kohë më parë. “Efekti i eksperiencës para-vdekje në individët të cilët janë duke vdekur është shumë domethënëse. Këto vizione mund të ndodhin muaj, javë, ditë apo orë para vdekjes, dhe në mënyrë tipike e zvogëlojnë frikën e vdekjes, duke e bërë tranzicionin nga jeta në vdekje më të lehtë për ata që janë duke e përjetuar” kanë shkruar shkencëtarët në fund të hulumtimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.