Ndërron jetë Larry Flint
Manjati i pornografisë, Larry Flint ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare, sipas gjasave nga zemra. Lajmi është publikuar fillimisht nga revista “TMZ” dhe më pas është raportuar edhe nga media të tjera në SHBA.
Flint është një person i njohur publik që hyri në industrinë e pornografisë për t’u shndërruar në një ndër simbolet e saj. Ai themeloi revistën “Hustler” në vitin 1974 për të njohur suksesin e madh të shitjeve pas publikimit të një fotoje nudo të Jacqueline Kennedy Onassis. Që nga ky moment ai do të kthehet në një nga personat më të suksesshëm në industrinë e pornos, duke kërkuar protagonizëm edhe për të drejtën e fjaës. Në vitin 1988 ai fitoi një çështje ligjore që i njihte të drejtën qytetarëve të tallen me figurat publike. Çështja bëri bujë edhe sepse artikulli tallës kishte objekt pastorin konservator Jerry Falwell. Në vitin 1996, Milos Forman realizoi filmin “Populli kundër Larry Flint” për të cilin do të shprehej se e admironte si njeri për jetën, kurajën dhe këmbënguljen e tij.
Pasuria e Flint llogaritet diku rreth 500 milionë dollarë.
Add new comment