varianti

Zbulohet një variant virulent i HIV-it në Holandë

Postuar në 05 Shkurt, 2022 10:14

Një lloj i ri shumë virulent i HIV-it është zbuluar në Holandë nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit.

Shkencëtarët besojnë se ky variant ka qenë në qarkullim që nga fundi i viteve 1980.

Por për VB është zbuluar se trajtimet moderne janë efektive, pasi individët me këtë variant kanë të njëjtën rezistencë të sistemit imunitar si individët me variante të tjera të HIV-it dhe ekipi hulumtues theksoi se gjetjet nuk janë shkak për alarm.

Antitrupat e variantit origjinal nuk mbrojnë nga Omicron

Postuar në 03 Janar, 2022 12:47

Antitrupat SARS CoV-2 janë joefektivë përballë variantit Omicron, i cili po përhapet me një ritëm shqetësues në mbarë botën. Një grup kërkimor i udhëhequr nga Instituti Leibniz për Kërkimin e Primatëve në Gottingen në Gjermani, së bashku me studiues nga Shkolla Mjekësore e Hanoverit, Qendra Mjekësore e Universitetit Gottingen dhe Universiteti Friedrich-Alexander i Erlangen-Nurnberg dhe Qendra Gjermane për Kërkimin e Infeksioneve të Braunschweig, vlerësoi efikasitetin e vaksinimeve dhe antitrupave terapeutikë.

Shkenca shpjegon Omicron-in: Dëmton më pak sepse nuk arrin në mushkëri    

Postuar në 31 Dhjetor, 2021 19:02

Disa studime të reja shpjegojnë se pse varianti Omicron është më i lehtë se versionet e mëparshme të koronavirusit. Eksperimentet e kryera me minjtë treguan se Omicron prodhon infeksione më pak të dëmshme, që shpesh kufizohen kryesisht në rrugët e sipërme të frymëmarrjes: hundë, fyt dhe grykë. Varianti i ri dëmton më pak mushkëritë, të cilat ishin shënjestër e varianteve të mëparshme.

Afrika e Jugut kalon pikun e Omicron pa rritje të numrit të viktimave

Postuar në 31 Dhjetor, 2021 15:47

Afrika e Jugut, vendi ku varianti Omicron u shfaq për herë të parë, njoftoi të enjten se ka kaluar pikun e valës së re të shkaktuar nga ky i fundit, pa vënë re një rritje të ndjeshme të numrit të të vdekurve.

Varianti Omikron sfidon vaksinën

Postuar në 27 Nëntor, 2021 12:25

Bota ka përballë një “armik” të ri: variantin e sapozbuluar të Covid-19, të cilit një ditë më parë OBSH-ja i dha emrin Omikron. Të enjten, autoritetet shëndetësore në Afrikën e Jugut njoftuan se kishin konstatuar një variant të ri të virusit, i cili ka potencial të lartë transmetimi.  

Varianti i fundit i Covid-19 mbërrin në Europë

Postuar në 26 Nëntor, 2021 17:06

Një variant i ri i Covid-19 ka mbërritur në Europë ende pa i dhënë shkenca emrin e ri. Rasti i parë i B.1.1.529 është zbuluar në Belgjikë. Varianti i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut po shkakton shqetësim për shkak të numrit jashtëzakonisht të lartë të mutacioneve.

Zbulohet një variant i ri i koronavirusit

Postuar në 25 Nëntor, 2021 16:42

Shkencëtarët në Afrikën e Jugut po studiojnë një variant të ri të koronavirusit të identifikuar së fundmi. Varianti i ri është bërë shkak për shqetësim serioz, në një kohë kur vendi po bëhet gati për valën e katërt, që po përhapet në të gjitha vendet.

Varianti i ri quhet B.1.1529, derisa t’i caktohet një shkronjë greke siç është bërë deri tani me variantet e reja. Ky variant mbart një numër jashtëzakonisht të madh mutacionesh dhe është "qartësisht shumë i ndryshëm" nga ato të mëparshmet, thotë Tulio de liveira, profesor i bio-informatikës në Universitetin e Afrikës së Jugut.

Tjetër variant rezistent ndaj vaksinës, virusi Mu shfaqet në Kolumbi

Postuar në 01 Shtator, 2021 09:42

Një variant i ri i Covid-19 po ndiqet me kujdes nga OBSH-ja. I njohur si "Mu", varianti u identifikua për herë të parë në Kolumbi në janar 2021.

Mu njihet edhe me emrin shkencor B.1.621 dhe sipas OBSH-së, ka mutacione që tregojnë rrezik të rezistencës ndaj vaksinave.

Virusi në mutacion të vazhdueshëm, një variant i ri zbulohet në Afrikën e Jugut

Postuar në 29 Gusht, 2021 14:46

Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Afrikën e Jugut dhe në disa vende të tjera. Studiuesit thonë se C.1.2 mund të jetë më infektiv dhe t’i shpëtojë mbrojtjes që japin vaksinat. Studimi është kryer në Institutin Kombëtar të Afrikës së Jugut për Sëmundjet Ngjitëse në bashkëpunim me Platformën e Inovacionit dhe Sekuencimit të Kërkimeve KwaZulu-Natal.

Studimi izraelit: Varianti i Afrikës së Jugut “mund” vaksinën Pfizer

Postuar në 12 Prill, 2021 12:41

Varianti i Afrikës së Jugut i shpëton mbrojtjes që siguron vaksina Pfizer-BioNTech. Një studim i kryer në Izrael, një nga vendet lider në fushatën e vaksinimit, pothuajse plotësisht me Pfizer, arriti në përfundimin se prevalenca e variantit të Afrikës së Jugut (B.1.351) midis pacientëve që morën dy doza të vaksinës ishte afërsisht tetë herë më e lartë se në popullatën e pavaksinuar. Edhe pse numri i pacientëve të marrë në shqyrtim është i kufizuar, rezultati konsiderohet tregues.

Pages

Subscribe to RSS - varianti