varianti

“Fytyrat” e reja të SARS-CoV 2, vjen varianti i Milanos

Postuar në 10 Shkurt, 2021 14:26

Një variant i ri i virusit Sars-Cov-2 është zbuluar nga virologët e Universitetit të Milanos. Mutacioni nuk përfshin proteinën Spike të virusit dhe për këtë arsye nuk duket se e ndryshon aftësinë e tij për të infektuar, por është akoma me shumë interes, sepse mund të ndikojë në reagimin imun të trupit të njeriut.

SARS-CoV-2/ Varianti britanik përhapet më shpejt dhe vret më shumë  

Postuar në 22 Janar, 2021 21:03

Varianti britanik i COVID-19 mund të ketë nivel më të lartë vdekshmërie. Megjithatë, të dy vaksinat që po përdoren aktualisht janë efektive ndaj tij.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, paralajmëroi vendin e tij sot për rrezikun e virusit për të cilin deri tani dihej se ishte më i transmetueshëm.

Varianti i ri i Covid-it në Brazil infekton edhe ata që e kanë kaluar njëherë

Postuar në 14 Janar, 2021 20:04

Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Brazil. Ky variant mund të infektojë ata që e kanë kaluar njëherë Covid-19.

Britania po përgatitet të ndalojë udhëtimet drejt Brazilit për shqetësimet në lidhje me importimin e variantit të ri.

Kjo masë pason një rritje të madhe të rasteve në Manaus, një qytet që besohej se ishte pranë arritjes së imunitetit të tufës nga vala e parë. Hulumtimi i botuar vitin e kaluar sugjeroi që 76 për qind e njerëzve në Manaus ishin prekur deri në tetor.

Arrihet marrëveshja, "Republika e Maqedonisë Veriore"

Postuar në 29 Maj, 2018 11:39

"Republika e Maqedonisë Veriore"  është emri i dakordësuar mes ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias dhe homologut maqedonas Nikola Dimitrov. Megjithatë fjalën e fundit do ta kenë dy kryeministrat Aleksis Csipras dhe Zoran Zaev.

Kerry njihet me variantin turk për vrasjen e ambasadorit rus

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 11:42

"Ishte një plan i organizuar mirë, i cili nuk mund të ndërmerret vetëm nga një person. Këtë besojnë autoritetet turke dhe ato ruse mbi atentatin e së hënës ndaj ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov. Në një bisedë telefonike ministri i Jashtëm turk, Çavushoglou i ka shpjeguar homologut amerikan se ai dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov janë në një mendje se pas vrasjes së Andrei Karlov mund të jetë rrjeti i Fethullah Gylenit.

Pages

Subscribe to RSS - varianti