Kerry njihet me variantin turk për vrasjen e ambasadorit rus
"Ishte një plan i organizuar mirë, i cili nuk mund të ndërmerret vetëm nga një person. Këtë besojnë autoritetet turke dhe ato ruse mbi atentatin e së hënës ndaj ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov. Në një bisedë telefonike ministri i Jashtëm turk, Çavushoglou i ka shpjeguar homologut amerikan se ai dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov janë në një mendje se pas vrasjes së Andrei Karlov mund të jetë rrjeti i Fethullah Gylenit.
"Turqia dhe Rusia e dinë se pas sulmit ndaj ambasadorit rus në Ankara është organizata Feto" mësohet t'i ketë thënë ministri i Jashtëm turk homologut të tij amerikan.
Ndërkohe në Turqi ka pikëpyetje të shumta në lidhje me çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Gazeta 'Hurriyet" kritikon autoritetet pse zgjodhën të vrasin atentatorin në vend që ta kapnin për ta marrë në pyetje.
Add new comment