Varianti i fundit i Covid-19 mbërrin në Europë
Një variant i ri i Covid-19 ka mbërritur në Europë ende pa i dhënë shkenca emrin e ri. Rasti i parë i B.1.1.529 është zbuluar në Belgjikë. Varianti i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut po shkakton shqetësim për shkak të numrit jashtëzakonisht të lartë të mutacioneve.
“Ne kemi një rast që tani është konfirmuar nga ky variant”, tha ai të premten. “Bëhet fjalë për një person të ardhur nga jashtë, i pavaksinuar, që ka rezultuar pozitiv në 22 nëntor”, tha ministri belg i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke.
Pacienti zero me këtë variant në Belgjikë rezulton një person i kthyer nga Egjipti.
Autoritetet afrikanojugore e bënë publik të enjten lajmin për zbulimin e një varianti shumë ngjitës.
Disa vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Italinë, kanë vendosur tashmë kufizime të reja udhëtimi me Afrikën e Jugut. Ndërsa vendet fqinje kanë vënë në zbatim një periudhë karantine 14-ditore për udhëtarët, duke mos marrë parasysh faktin se disa prej tyre janë të vaksinuar.
Varianti i ri mbërrin në Europë në një kohë kur kjo e fundit po përballet me valën e katërt, gjë që i ka detyruar qeveritë të ashpërsojnë masat kufizuese.
Add new comment