vaksina
Rasti i Izraelit: A po e humbet vaksina betejën me variantin Delta?
Izraeli ka regjistruar numrin më të lartë ditor të rasteve të koronavirusit. Rreth 11 000 infeksione të reja u regjistruan brenda një dite, ndërsa varianti Delta përhapet me shpejtësi dhe pritet edhe hapja e shkollave.
Numri më i madh i rasteve ditore deri tani i përkiste datës 18 janar, kur u regjistruan 10.118 të infektuar të rinj me Covid-19.
Sa është incidenca e miokarditit tek ata që kanë kaluar CoVid-19 dhe vaksinohen?
Haberi i fundit: nga përdorimi i vaksinës anti-CoVid-19 Pfizer, rreziku për miokardit te njerëz që përndryshe nuk do ta kishin zhvilluar atë, është 1 – 5 për çdo 100 mijë të vaksinuar. Ka një studim për këtë që patjetër duhet të jetë serioz.
Efektiviteti i Pfizer, vetëm 6 muaj. Izraeli mendon Pasaportën e Gjelbër vetëm pas dozës së tretë
Është arma më e mirë kundër koronavirusit. Kështu dëgjojmë të na thuhet për vaksinën të cilën po përpiqen të na e imponojnë, të na e shndërrojnë në një lejekalimi, autorizim për të bërë pjesë te normalët.
Mirëpo tani që është e qartë se propagandimi i vaksinës si zgjidhje definitve nuk përputhet me realitetin, në skenë ka dalë opsioni i dozës së tretë. Në krye sërish Izraeli që madje ka njoftuar se nuk do të njohë pasaportën e gjelbër për ata që nuk kanë marrë dozën e tretë.
Drejtuesi i Pfizer: Varianti rezistent ndaj vaksinës do të shfaqet
Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, ka pranuar se së shpejti duhet pritur një variant rezistent i Sars-CoV-2 ndaj vaksinës së zhvilluar nga kompania e drejtuar prej tij.
Çdo herë që një variant shfaqet në botë, shkencëtarët tanë merren me të…Ata po kërkojnë nëse ky variant mund t’i shpëtojë mbrojtjes së vaksinës sonë apo jo. Ne nuk kemi identifikuar ende një të tillë, por besojmë se një ditë, një prej tyre do të shfaqet
SHBA/Rritje e ndjeshme e të infektuarve mes të vaksinuarve plotësisht
Nga maji deri më 25 korrik të këtij viti, 25% e të infektuarve në Los Angeles të SHBA, kanë qenë persona të vaksinuar plotësisht kundër CoVid-19.
Miratohet për përdorim vaksina e parë me ADN-në e virusit SARS-CoV-2
Rregullatori i ilaçeve në Indi i ka hapur dritën jeshile përdorimit emergjent të vaksinës së parë me ADN kundër koronavirusit. ZyCov-D do t’u jepet të rriturve dhe fëmijëve të moshës 12 vjeç e lart. Vaksina e re përdor një pjesë të materialit gjenetik të marrë nga virusi, e cilia udhëzon ADN ose ARN e të vaksinuarit për të prodhuar një proteinë specifike, të cilën sistemi imunitar e njeh dhe di si t’i përgjigjet. Ndryshe nga vaksinat e tjera, ZyCoV-D jepet në tri doza.
"Nuk na e njohin vaksinën, detyrohemi të bëjmë tamponin"
Fluks qytetarësh në qendrën ku bëhen tamponë për Covid 19, e cila ndodhet brenda aeroportit “Nënë Tereza”. Mosnjohja e vaksinës nga shtete të tjera ka bërë që të krijohet kjo dyndje dhe radhë. Kryesisht qyetarët që paraqiten për të bërë tamponin, udhëtojnë për në Itali.
Nëse ke kryer të dyja dozat e vaksinës, dhe do të udhëtosh jashtë vendit, duhet të sigurohesh nëse të nevojitet tampon. Të shumtë janë qytetarët që janë paraqitur vetëm me certifikatën e vaksinimit, por janë detyruar të kryejnë edhe tamponin pranë një laboratori privat.
Nuk luaj muzikë në mjedise ku kërkohet me detyrim vaksina
Vaksinimi i detyrueshëm po kthehet në një problem politik dhe thuajse kulturor në Perëndim. Pas protestave që detyruan qeverinë franceze të zbusë masat e veta anti-CoVid-19, një tjetër sinjal kundër kësaj politike shëndetësore vjen nga Britania e Madhe. Këngëtari i njohur Eric Clapton ka deklaruar se nuk do të pranojë të luajë muzikë në mjedise ku kërkohet me detyrim certifikata e vaksinimit për audiencën.
Derisa të parashikohet pjesëmarrja e të gjithë njerëzve, unë rezervoj të drejtën të anulloj shfaqjen
Vaksina italiane rezulton 99% efektive
Vaksina italiane ka rezultuar efektive në testet klinike të fazës së dytë. GRAd-COV2 nxiti një përgjigje të antitrupave në 93% të vullnetarëve tre javë pas dozës së parë dhe në 99% pas së dytës. Vaksina është prodhuar nga kompania italiane e bioteknologjisë ReiThera.
Në teste u përfshinë 917 vullnetarë mbi moshën 18 vjeç në 24 qendra në të gjithë Italinë. Një e katërta e vullnetarëve ishin ose mbi moshën 65 vjeç ose kishin predispozitën për t’u prekur nga forma të rënda të Covid-19.
Në Izrael konstatohet rënie e efektivitetit të vaksinës Pfizer
Autoritetet izraelite raportojnë për një rënie të efektivitetit të vaksinës anti-CoVid-19 të Pfizer në parandalimin e infeksioneve të reja dhe sëmundjes simptomatike, por kanë sqaruar se vaksina mbetet shumë efektive në parandalimin e shkallës së rëndë të sëmundjes. Sipas mediave ky vëzhgim përkon me përhapjen e shpejtë të variantit Delta të Sars-Cov-2 dhe heqjen e distancimit sociale në Izrael, një konstatim që duket se riciklon nevojën për politika kufizuese.