vaksina
Italia do të vaksinojë edhe të shëruarit nga Covid-19
Italia ka vendosur vaksinimin e personave që e kanë kaluar Covid-19. Duke qenë se antitrupat konsiderohet se janë ende aktivë, për ata që janë shëruar nga Covid-19, një dozë e vaksinës do të jetë e mjaftueshme.
Agjencia e Barnave ka dhënë miratimin, ndërsa Ministria e Shëndetësisë po harton projektin. Për momentin, të shëruar nga Covid-19 në Itali janë mbi dy milionë njerëz, sipas buletinit të fundit saktësisht 2 387 032 persona.
Nuk gjenden në tezga/500 mijë vaksina anti-CoVid-19 nga Kina me rastin e ditëlindjes së Vuçiç
Lideri kinez Xi Jinping ka vendosur të dërgojë në Serbi 500 mijë doza të vaksinës anti-CoVid-19, “Sinopharm”, dërgesë e cila sipas mediave serbe do të bëhet më 5 mars, kur është edh ditëlindja e presidentit Aleksander Vuçiç.
Nuk kuptohet se cili është çelësi i suksesit të Serbisë në këtë fushatë vaksinimi masiv ku edhe BE-ja ka mbetur pas, ndonëse prodhuesit janë kryesisht në Europë.
Rusia zgjeron “influencën” e vaksinës, San Marino furnizohet me Sputnik V
Dështimi i BE-së në furnizimin me vaksinë i ka hapur terren Rusisë në zemër të Europës. Banorët e principatës së vogël të San Marinos do të vaksinohen me Sputnik V. Rusia do të dorëzojë sot dërgesën e saj, pasi qeveria italiane nuk ia doli ta bënte.
Moska këtë javë dërgoi 7 500 doza të vaksinës së saj Sputnik V në shtetin e vogël, raporton Politico.eu.
Mëk - mëk për vaksinën: Unë Lyp vetëm në Perëndim, jo në Rusi dhe Kinë
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dje pyetjeve të gazetarëve për blerjen e vaksinës ruse apo kineze kundër CoVid-19 për të cilat ka një debat nëse duhen përfshirë në process apo jo. Z. Rama ka zgjedhur të justifikohet në përgjigjen e vet duke fajësuar deri diku mosnjohjen e situatës nga mediat që raportojnë.
Orban: Nuk ka vaksina lindore dhe perëndimore, por të mira ose të këqija
Kryeministri hungarez Victor Orban ka deklaruar në një intervistë për portalin gjerman “Focus” se të gjitha vendet duhet të blejnë vaksina kundër CoVid-19 pavarësisht origjinës së tyre.
Në një pandemi është puna e politikanëve të marrin përgjegjësinë dhe mbrojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Sepse ata që marrin kohë mund të shpëtojnë jetë dhe rifitojnë lirinë e tyre
është shprehur Orban.
Disa flasin, të tjerë veprojnë. Serbia me 4 vaksina, njoftohet mbërritja e 150 000 dozave të AstraZeneca-s
Serbia vazhdon të kryesojë radhën e vendeve europiane për vaksinim duke dëshmuar aftësi lobimi shumë të mira në një situatë që duket se paraqet vështirësi të posaçme. Mediat serbe njoftojnë se nesër, dt. 21 shkurt, mbërrijnë në Beograd 150 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca duke e çuar në katër llojet e vaksinave që janë në dispozicion të qytetarëve serbë.
Spallanzani certifikon vaksinën ruse: 91.6% efektive
Instituti Spallanzani në Itali ka bërë të ditura konkluzionet e tij pas testeve të kryera me vaksinën Sputnik V, e zhvilluar nga instituti kërkimor Gamaleya i epidemiologjisë dhe mikrobiologjisë në Rusi.
Vaksina është injektuar në rrugë intramuskulare, në dy doza me një distancë prej 21 ditësh, sipas mjekëve italianë ka efikasitet 91.6% dhe nuk ka paraqitur efekte anësore të rëndësishme.
Ajo mund t’u injektohet të gjithë individëve mbi 18 vjeç dhe duhet të ruhet në një temperaturë -18 gradë.
Varianti i Afrikës së Jugut neutralizon vaksinën Pfizer në 2/3 e saj
Varianti i koronavirusit që u shfaq fillimisht në Afrikën e Jugut mund t’i bëjë rezistencë asaj që deri tani është konsideruar si vaksina më e mirë. Një studim laboratorik sugjeron që ky variant mund të zvogëlojë mbrojtjen e antitrupave nga vaksina Pfizer Inc/BioNTech me dy të tretat.
Skandali në Peru/ Ish-presidenti u vaksinua gjatë testeve klinike
Një skandal ka trazuar Perunë, pasi një mjek zbuloi se ish Presidenti Martin Vizcarra ishte vaksinuar kundër koronavirusit në tetor të vitit të kaluar.
Doktori që drejtoi testet klinike të vaksinës kineze "Sinopharm" tregoi për ish-presidentin para parlamentit peruan, duke thënë se Vizcarra vetë kërkoi të vaksinohej, edhe pse vaksina ishte ende në fazën e provës.
Dr. Germán Málaga dëshmoi në Parlament të martën se Vizcarra, i cili më parë tha se ishte vaksinuar si vullnetar i provës klinike, nuk ishte, në të vërtetë, një vullnetar.
Koreja e Veriut tenton të vjedhë teknologjinë e vaksinës nga Pfizer
Koreja e Veriut është përpjekur të vjedhë teknologjinë e vaksinës nga amerikanët. Sipas agjencive koreano-jugore të inteligjencës, “shënjestra” ka qenë kompania “Pfizer”, por sesi është tentuar vjedhja dhe nëse ka qenë e suksesshme mbetet e paqartë.
Agjencia Kombëtar e Inteligjencës në Korenë e Jugut ka vënë në dijeni Parlamentin për këtë fakt, raporton agjencia vendase e lajmeve, Yonhap.
Vendi komunist nuk ka raportuar deri tani asnjë rast me koronavirus, megjithatë pritet të furnizohet me 2 milionë doza të AstraZeneca në javët e ardhshme.