Spallanzani certifikon vaksinën ruse: 91.6% efektive
Instituti Spallanzani në Itali ka bërë të ditura konkluzionet e tij pas testeve të kryera me vaksinën Sputnik V, e zhvilluar nga instituti kërkimor Gamaleya i epidemiologjisë dhe mikrobiologjisë në Rusi.
Vaksina është injektuar në rrugë intramuskulare, në dy doza me një distancë prej 21 ditësh, sipas mjekëve italianë ka efikasitet 91.6% dhe nuk ka paraqitur efekte anësore të rëndësishme.
Ajo mund t’u injektohet të gjithë individëve mbi 18 vjeç dhe duhet të ruhet në një temperaturë -18 gradë.
Instituti Kombëtar “Lazzaro Spallanzani” për Sëmundjet Infektive e ka qendrën në Romë. Spitali që e ka marrë emrin në nder të biologut italian të shekullit XVIII është qendra kombëtare e referimit italian për pacientët me Ebola.
Gjatë pandemisë COVID-19, Instituti Spallanzani ishte qendra e parë kërkimore në Evropë që izoloi sekuencën gjenomike të SARS-CoV-2 dhe e ngarkoi atë në GenBank. Instituti po punon me kompaninë bioteknologjike ReiThera për të testuar një vaksinë COVID-19 të quajtur GRAd-COV2, e cili bazohet në një vektor të modifikuar të adenovirusit të shimpanzesë.
Add new comment