vaksina
BE miraton vaksinën anti-CoVid-19 të zhvilluar nga Pfizer
Enti rregullator europian për Shëndetësinë ka rekomanduar sot aprovimin e vaksinës anti-CoVid-19 të zhvilluar nga BioNTech/Pfizer duke hapur rrugën për nisjen e vaksinimit më 27 dhjetor. Vaksina do të përdoret në moshat mbi 16 vjeç dhe sipas Agjencisë në fjalë, Komisioni Europian mund të ofrojë një autorizim të kushtëzuar marketing, që i hap dritën jeshile vendeve anëtare të BE-së për të nisur administrimin e vaksinës. Kreu i Agjencisë, Emer Cooke, e cilësoi momentin si një “arritje shkencore historike” ndonëse ka shtuar nuk është një pikë kthese për pandeminë.
Bolsonaro: Vaksina e Pfizer mund t’i kthejë njerëzit në krokodilë dhe të bëjë femrat me mjekër
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka nisur një sulm ndaj vaksinave të koronavirusit. Së fundmi, ai është shprehur se vaksina Pfizer-BioNTech mund t'i kthejë njerëzit në krokodila ose zonja me mjekër.
Vaksina anti-CoVid-19, mbetet lypja. BE premton doza për Ballkanin, Serbia siguron kontratë me Pfizer
Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” njofton se pala shqiptare dhe ajo serbe kanë protestuar për mungesën e vaksinës anti-CoVid-19 si pasojë e metodave të ndryshme në shpërndarjen e parashikuar nga BE dhe mekanizmi COVAX.
P.sh COVAX parashikon të shpërndajë vaksinat në Ballkanin Perëndimor jo më herët se muaji prill i vitit 2021, ndërkohë që vendet e BE-së nisin vaksinimin në datën 27 dhjetor.
Vaksinimi i shpresës me një foto
Greqia pritet të marrë në dorëzim partinë e parë të vaksinave anti-CoVid-19 më 26 dhjetor të këtij viti dhe si fillim do të vaksinohet personeli mjekësor dhe popullsia mbi 65 vjeç. Bëhet fjalë për rreth 2.4 milionë njerëz. Autoritet greke mendohet se do të miratojnë vaksinën Pfizer më 22 dhjetor për të hapur rrugë përdorimit të saj për imunizimin e popullsisë.
Pfizer edhe në Europë, EMA ka gati autorizimin
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) është e gatshme të autorizojë vaksinën e koronavirusit të zhvilluar nga Pfizer-BioNTech që më 23 dhjetor.
Lajmin e bën të ditur tabloidi “Bild”, duke iu referuar burimeve nga Komisioni Evropian dhe qeveria gjermane.
SHBA miraton Pfizer-Biontech, vaksinimi nis menjëherë
SHBA autorizon përdorimin e vaksinës Pfizer-Biontech. Drita jeshile që iu hap vaksinës nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i hap rrugën shpërndarjes së menjëhershme 2.9 milionë dozave të vaksinës në vend. Të parët që do të vaksinohen, sipas kritereve të vendosura tashmë nga FDA, do të jenë personeli mjekësor dhe spitalor në vijën e parë dhe të moshuarit e zileve.
Pika më e lartë e kurbës
Anafilaksia si efekt anësor, e gjithë bota me sytë nga Britania për vaksinën
Britania e Madhe u bë vendi i parë që nisi vaksinimin kundër Covid-19 me vaksinën e Pfizer-BioNTech. Megjithë përparësitë që mund t’u japë britanikëve në luftën me virusin, aplikimi i vaksinës mbetet një zhvillim që vendet e tjera po ndjekin me vëmendje, sidomos për të parë efektet anësore. Kanë qenë dy rastet e anafilaksisë në Britani, për të cilat autoritete shëndetësore të vendeve të tjera janë shumë të interesuara.
53% e vaksinave janë blerë nga vendet e pasura, mjaftueshëm vetëm për 14% të popullsisë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic ka deklaruar se vendet e pasura kanë blerë paraprakisht 53% të vaksinave kundër CoVid-19, duke krijuar kushtet e një pabarazie në trajtimin e sëmundjes.
Bota do të jetë një vend më i vështirë për t’u jetuar dhe më pak e ndershme pas pandemisë. Nëntë në dhjetë vende të varfra me gjasë nuk do të kenë mundësi të marrin vaksinën në vitin 2021, sepse vendet e pasura kanë blerë tashmë 53% të vaksinave të prodhuara për vitin tjetër. Dhe më ato 53%, vetëm 14% i totalit të popullsisë së botës do të vaksinohen
Britania e Madhe miraton vaksinën e Pfizer-Biontech
Britania ka miratuar përdorimin e vaksinës anti-Covid të Pfizer-BioNTech, e cila do të vihet në dispozicion duke filluar nga java e ardhshme, raportojnë mediat britanike.
Britania e Madhe bëhet kështu vendi i parë në botë që miraton vaksinën e Pfizer-BioNTech për përdorim të gjerë.
Politikë për të mos e lënë botën siç ishte para pandemisë
Vaksina kundër SARS-Cov-2 është më në fund një produkt konkret që njësoj si për çdo sëmundje tjetër epidemike do të duhet të zgjidhte problemin e krijuar nga pandemia. Mirëpo mënyra sesi u menaxhua kjo pandemi në shkallë globale, ka provokuar një nivel të paprecedent mosbesimi në autoritetet shkencore dhe politike, të paktën për këto dekaldat e fundit. P.sh vendi ku skepticizmi për vaksinën është më i madh, është Franca.