Pfizer edhe në Europë, EMA ka gati autorizimin
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) është e gatshme të autorizojë vaksinën e koronavirusit të zhvilluar nga Pfizer-BioNTech që më 23 dhjetor.
Lajmin e bën të ditur tabloidi “Bild”, duke iu referuar burimeve nga Komisioni Evropian dhe qeveria gjermane.
Nëse ilaçi kundër Covid-19 miratohet nga EMA më 23 dhjetor, vaksinimet në Gjermani mund të fillojnë brenda vitit.
EMA kishte planifikuar takimin për vlerësimin e ilaçit më 29 dhjetor.
Por sipas “Bild”, kjo do të bëhet më shpejt.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka lënë të kuptohet e njëjta gjë. "Ne po bëjmë të pamundurën për miratimin e vaksinës para Krishtlindjeve", tha ai.
Add new comment