vaksina

Edhe “Johnson&Johnson” nën lupën e EMA-s

Postuar në 10 Prill, 2021 12:35

Rregullatori i ilaçeve i Bashkimit Evropian, EMA, do të vlerësojë vaksinën e prodhuar nga Johnson & Johnson's, pas konstatimit të katër rasteve të mpiksjes së gjakut, raporton DW. Vaksina anti-Covid “Jansen” në katër raste në SHBA dyshohet se është pasuar me një efekt të tillë.

Franca “korrigjon” AstraZenecën me vaksinat mRNA

Postuar në 09 Prill, 2021 10:43

Francezët nën 55 vjeç që kanë marrë një dozë të AstraZenecës, do ta finalizojnë imunizimin me Pfizer ose Moderna. Autoriteti më i lartë shëndetësor i Francës tha se kësaj kategorie do t’i jepet një dozë e dytë nga një vaksinë e bazuar në ARN-në mesazhere, raporton Reuters.

Në Francë janë në përdorim dy vaksina të prodhuara në këtë mënyrë: Pfizer dhe Moderna.

BioNTech/ Pas vaksinës anti-Covid, radhën e ka kanceri  

Postuar në 04 Prill, 2021 14:37

Pandemia e Covid-19 ka prodhuar të paktën një efekt pozitiv. Suksesi i vaksinës Pfizer dhe paratë që ajo ka gjeneruar do të shkojnë për luftën kundër kancerit. Özlem Türeci, shkencëtarja që themeloi kompaninë BioNTech -  thotë se brenda pak vitesh, bota mund të ketë vaksina kundër kancerit.

Në fakt, ky ka qenë objektivi fillestar i Türeci-t kur themeloi BioNTech.

Vaksina e personalizuar kundër melanomës rezulton efektive

Postuar në 04 Prill, 2021 11:09

Vaksinat e personalizuara janë ndër risitë e viteve të fundit në mjekësi. Një e tillë për melanomën, formën më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës, po rezulton e suksesshme dhe është vënë re se ruan efektet e saj në sistemin imunitar edhe disa vite pasi është injektuar te subjekti. Kjo shënon një hap tjetër në përpjekjet për ta përdorur sistemin imunitar si një aleat në luftën kundër kancerit të të gjitha llojeve.

Vaksina përcakton aleancat gjeopolitike, Irani gjen mbështetje te Kina dhe Rusia

Postuar në 02 Prill, 2021 13:58

Vala e katërt e pandemisë Covid-19 në Iran po u jep formë aleancave gjeopolitike të vendit aziatik, duke e afruar atë me aleatët e saj dhe duke rritur distancat me kundërshtarët. Deri më sot, Irani ka zyrtarizuar 1.9 milion raste që nga fillimi i epidemisë dhe mbi 62 mijë viktima.

Prej katër javësh, numri i madh i rasteve të reja ka sjellë frikën nga më e keqja: varianti anglez i virusit tani është i pranishëm në të gjitha zonat, pas një relaksimi të përgjithshëm të popullsisë gjatë pushimeve tradicionale në fillim të vitit të ri.

Vështirësitë e furnizimit

Duhen vaksina të reja brenda 2021

Postuar në 30 Mars, 2021 16:22

Pritej me padurim për të vënë nën kontroll pandeminë, por vaksina nuk është zgjidhja përfundimare. Brenda një viti, botës mund t’i duhet një formulim i modifikuar i vaksinës kundër virusit SARS CoV-2. Konkluzioni del në një studim të hartuar nga një grup epidemiologësh, virologësh dhe specialistëve të sëmundjeve infektive.

BE akordon 650 mijë doza Pfizer për Ballkanin Perëndimor nga fillimi i prillit

Postuar në 30 Mars, 2021 01:16

Bashkimi Europian do të furnizojë vendet e Ballkanit Perëndimor me 650 mijë doza të vaksinës anti-CoVid-19 të zhvilluar nga Pfizer&BioNTech, duke nisur nga gjysma e parë e muajit prill.

Itali/ Një polemikë që pleks bashkë vaksinën dhe një prokuror të antimafias

Postuar në 28 Mars, 2021 11:48

“Masakra e shtetit”, një libër i shkruar nga dy skeptikë të vaksinimit ka vënë në qendër të debatit në Itali prokurorin e Katanzaros. Megjithëse duken dy gjëra që vështirë të lidhen bashkë, prokurori i njohur për luftën kundër Ndrangheta-s, është në qendër të polemikës që ditët e fundit ka gjetur hapësirë në mediat e vendit fqinj.

Polonia vaksinon NATO-n

Postuar në 26 Mars, 2021 17:19

Qeveria polake ka marrë përsipër të mbrojë NATO-n nga Covid-19. 3500 doza të vaksinës Oxford / AstraZeneca - mjaftueshëm për të vaksinuar të gjithë punonjësit e NATO-s në selinë në Bruksel, janë siguruar nga Polonia. Lajmin e konfirmoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pikëpyetje për AstraZeneca edhe në SHBA

Postuar në 24 Mars, 2021 13:23

Ndërsa EMA i hapi sërish rrugën vaksinimit me AstraZeneca në Europë, një tjetër pengesë del në SHBA për vaksinën e Oksfordit. Të hënën, AstraZeneca publikoi rezultatet e testeve klinike në SHBA, të cilat tregojnë se ajo është 79% efektive në parandalimin e Covid-19, por Instituti Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive ngriti shqetësimin se këto rezultate mund të jenë të vjetra.

Pages

Subscribe to RSS - vaksina