Franca “korrigjon” AstraZenecën me vaksinat mRNA
Francezët nën 55 vjeç që kanë marrë një dozë të AstraZenecës, do ta finalizojnë imunizimin me Pfizer ose Moderna. Autoriteti më i lartë shëndetësor i Francës tha se kësaj kategorie do t’i jepet një dozë e dytë nga një vaksinë e bazuar në ARN-në mesazhere, raporton Reuters.
Në Francë janë në përdorim dy vaksina të prodhuara në këtë mënyrë: Pfizer dhe Moderna.
Të njohura ndryshe si vaksinat moderne, ato përdorin ARN-në mesazhere për të nxitur trupin e njeriut të prodhojë një proteinë që imiton një pjesë të virusit, çka gjeneron përgjigje imune.
Kategoria tjetër e vaksinave, mes të cilave hyn edhe AstraZeneca, janë ato vektoriale. Të prodhuara me metodën e vjetër të vaksinës, ato janë në thelb një virus të zakonshëm i gripit që udhëzon ADN të gjenerojë imunitet.
Vendimi për kalimin te një vaksinë tjetër për moshat e reja vjen pak javë pasi në shumicën e vendeve të Europës, përdorimi i AstraZenecës u ndal për disa ditë, për shkak të disa rasteve të mpiksjes së gjakut, që u regjistruan të dhjetëra të vaksinuar.
Pasi EMA konkludoi se rreziqet ishin në të papërfillshme në raport me përfitimet që sjell vaksina, fushata e vaksinimit rinisi.
Megjithatë, Franca ka vendosur që vetëm njerëzit e moshës 55 vjeç e lart duhet të vaksinohen me AstraZeneca, e cila ndërkohë u ishte dhënë 500 000 njerëzve si dozë e parë.
Franca po ndjek shekmbullin e Gjermanisë, e cila u bë vendi i parë që u rekomandoi qytetarëve nën 60 vjeç, të cilët kanë marrë një dozë AstraZeneca, të kalojnë te një vaksinë tjetër për dozën e dytë.
Disa ekspertë thonë se, për shkak se të gjitha vaksinat vënë në shënjestër proteinën "spike" të virusit, ato mund të jenë plotësuese. Por deri tani nuk ka asnjë provë që kjo qasje do të rezultojë aq efektive.
Add new comment