Miratohet për përdorim vaksina e parë me ADN-në e virusit SARS-CoV-2

Postuar në 21 Gusht, 2021 16:03

Rregullatori i ilaçeve në Indi i ka hapur dritën jeshile përdorimit emergjent të vaksinës së parë me ADN kundër koronavirusit. ZyCov-D do t’u jepet të rriturve dhe fëmijëve të moshës 12 vjeç e lart. Vaksina e re përdor një pjesë të materialit gjenetik të marrë nga virusi, e cilia udhëzon ADN ose ARN e të vaksinuarit për të prodhuar një proteinë specifike, të cilën sistemi imunitar e njeh dhe di si t’i përgjigjet. Ndryshe nga vaksinat e tjera, ZyCoV-D jepet në tri doza.

Prodhuesi Cadila Healthcare Ltd synon të prodhojë 100-120 milionë doza ZyCoV-D çdo vit, raporton Reuters.

Kjo është vaksina e dytë e prodhuar në Indi, që merr autorizimin për përdorim në masë në vend. E para ishte Covaxin, nga Bharat Biotech. Prodhuesi i ilaçeve tha në korrik vaksina e re ka rezultuar efektive kundër kundër mutantëve të rinj të koronavirusit, veçanërisht variantit Delta. Kompania prodhuese ka aplikuar për autorizimin e ZyCoV-D më 1 korrik, bazuar në një normë efikasiteti prej 66.6% në një testim final me mbi 28 000 vullnetarë në mbarë vendin. ZyCoV-D bëhet vaksina e gjashtë që merr miratimin për përdorim në Indi, ku deri tani vetëm rreth 9.18% e popullsisë është vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të Johns Hopkins.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.