Në Izrael konstatohet rënie e efektivitetit të vaksinës Pfizer

Postuar në 06 Korrik, 2021 00:33

Autoritetet izraelite raportojnë për një rënie të efektivitetit të vaksinës anti-CoVid-19 të Pfizer në parandalimin e infeksioneve të reja dhe sëmundjes simptomatike, por kanë sqaruar se vaksina mbetet shumë efektive në parandalimin e shkallës së rëndë të sëmundjes. Sipas mediave ky vëzhgim përkon me përhapjen e shpejtë të variantit Delta të Sars-Cov-2 dhe heqjen e distancimit sociale në Izrael, një konstatim që duket se riciklon nevojën për politika kufizuese.

Efektiviteti i vaksinës në parandalimin e infeksioneve dhe sëmundjes me simptoma ra në 64% që nga 6 qershori

ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë.

I njëjti burim zyrtar ka shtuar se vaksina mbetet 93% efektive në parandalimin e hospitalizimeve dhe shkallës së rëndë të sëmundjes nga koronavirusi. Deri më tani 60% e popullsisë prej 9.3 milionë banorësh të Izraelit ka marrë të paktën një dozë të vaksinës Pfizer dhe Izraeli është i pari vend që ka ngritur edhe shqetësimin për miokarditin si një efekt anësor të vaksinës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.