ukraina
A do vijnë humoristët e Shqipërisë në pushtet?
Satirë politike në kombinim me përhapjen në kohë rele dhe globale. Ja një realitet që po trondit themelet e establishment politik dhe ekonomik në mbarë botën. Komedianët – ata që të bëjnë të qeshësh duke menduar – janë shndërruar në pika referimi jo vetëm për të ankoruar kritikën e asaj që përndryshe nuk thuhet, por edhe për shpresën për ndryshim.
Volkswagen largohet nga Ukraina. Zhvendosja në Serbi, Rumani, Bullgari, ose Turqi
Fabrika e kompanisë Volkswagen që aktualisht operon në Ukrainë mund të zhvendoset në Serbi. Lajmi konfirmohet nga mediat serbe që citojnë importuesin e Skodës, Milenko Kostiç sipas të cilit një ndër arsyet pse kompania gjermane mendon të largohet nga Ukraina është mospërmbushja e objektivave të paravendosur.
Kostiç deklaron se është kontaktuar nga ekipi i menaxhimit nga Skoda dhe Volkswagen të cilët i kanë kërkuar një vlerësim për klimën e biznesit në Serbi.
Ukraina zyrtarizon Autoqefalinë e Kishës
Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko vizitioi këtë të shtunë Patriarkanën Ekumenike të Stambollit për të marrë pjesë në ceremonitë solemne të dhënies së autoqefalisë të Kishës të Ukrainës.
"Është një nder i madh për mua dhe gjithë ukrainasit pjesëmarrja bashkë me peshkopin Epifan në ceremoninë e shumëpritur që do të mbahet të dielën"-tha presidenti i Ukrainës, duke shtuar "Vijmë te Patriarku Ekumenik Bartolomeu, me fjalë të sinqerta të vlerësimit nga popullit ukrainas për vendimin historik".
Kisha Ukrainase shpall Autoqefalinë
Ukraina zgjodhi Mitropolitin, Sergiy Dumenko si kreun e Kishës së re Autoqefale Orthodokse, duke shënuar shkëputjen historike me Rusinë, ndarje të cilën Kievi e konsideron të nevojshme për sigurinë dhe pavarësinë e vendit.
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha në fjalën e tij se "Ukraina nuk mund të jetë territori kanonik i Kishës Ruse. Në nëntor të këtij viti Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës, miratoi pavarësinë dhe autoqefalinë e Kishës Ukrainës"
Prag lufte mes Rusisë dhe Ukrainës (Video)
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko deklaroi të martën se vendi i tij po përballet me "kërcënimin" e pushtimit rus dhe shpërthimin e një "luftë totale" me Rusinë, pas incidentit të dielën në Detin Azov.
"Forcat e ushtrisë ruse të stacionuara përgjatë gjithë kufijve tanë është rritur ndjeshëm. Kërcënohemi nga një konflikti i armatosur me Rusinë"- tha Porosenko gjatë një interviste televizive, duke shtuar se numri i tankeve ruse në rajonin kufitar është trefishuar në krahasim me muajin shtator.
Mediat ruse: Putin i propozoi Trump referendum në Ukrainën Lindore
Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan sot se presidenti rus, Vladimir Putin, i ka propozuar homologut të tij amerikan, DonaldTrump, mbajtjen e një referendumi në Ukrainë Lindore. Sipas “Sputnik” propozimi është bërë gjatë diskutimit me dyer të mbyllura dhe se presidenti Trump ka kërkuar që ideja të mos bëhet publike gjatë konferencës së përbashkët për shtyp. Ideja e referendumit të kujton rastin e Krimesë, e cila u ankesua nga Rusia pasi “populli shprehu vullnetin e tij”.
Profil/Saakashvili dhe fundi i shpresës transformuese të elitave të reja
Ambasadori i Ukrainës në Beograd: “Serbia, instrument i Rusisë për të shkatërruar Europën”
Serbia është ushtari i Vladimir Putinit në Ballkan. Kështu shprehet ambasadori ukrainas në Beograd, Oleksandr Aleksandrovych sipas të cilit, “Kremlini nuk do t’ia dijë për Serbinë, por thjesht po e përdor atë për të krijuar kaos dhe provokuar një luftë të re në Ballkan”.
SHBA, 175 milionë $ armatime për Ukrainën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke konsideruar furnizimin me armë vdekjeprurëse për Ukrainën. Kjo u bë e ditur nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Matis gjatë një vizite në Kiev. Uashingtoni ka rënë dakord edhe për armatimin e Ukrainës me pajisje shtesë në vlerën e 175 milionë dollarëve.
“Sapo miratuam dy javët e fundit, pajisje me vlerë 175.000.000 $, duke përfshirë një pajisje të specializuara që mund të përdoret për të mbrojtur vendin, duke arritur një total prej gati 750 milion $ në vitet e fundit”- tha Matis.
Eksperimenti shtetformues në Europë – Republika e Donteskut njofton krijimin e Malorosisë
Republika Popullore e Donetskut – një entite i vetëshpallur dhe i trajtuar si organizatë terroriste nga Ukraina, ka deklaruar krijimin e një shteti: Malorosia. Lajmi raportohet ndë rtë tjera edhe nga agjencia ruse “Sputnik” që citon të ashtuquajturin lider të republikës së vetëshpallur, Aleksandër Zakarçenko, që ka propozuar një periudhë tre vjeçare tranzitore deri në finalizimin e shtetit.