SHBA, 175 milionë $ armatime për Ukrainën

Postuar në 24 Gusht, 2017 17:17

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke konsideruar furnizimin me armë vdekjeprurëse për Ukrainën. Kjo u bë e ditur nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Matis gjatë një vizite në Kiev. Uashingtoni ka rënë dakord edhe për armatimin e Ukrainës me pajisje shtesë në vlerën e  175 milionë dollarëve.

Sapo miratuam dy javët e fundit, pajisje me vlerë 175.000.000 $, duke përfshirë një pajisje të specializuara që mund të përdoret për të mbrojtur vendin, duke arritur një total prej gati  750 milion $ në vitet e fundit”- tha Matis.

Ministri amerikan i Mbrojtjes u zotua gjithashtu për të mbështetur Ukrainën në Krime, rajon që  u ribashkua me Rusinë pas një referendumi në  vitin 2014. Ukraina, e mbështetur nga qeveritë perëndimore hodhi poshtë rezultatet e referendumit dhe vendosi sanksione ndaj Rusisë. "Ne nuk do të pranojë konfiskimin e Krimesë, përkundër mohimeve të Rusisë, që është duke kërkuar riformatimin e kufijvë ndërkombëtarë me forcë, duke minuar kombe sovrane dhe të lira të Evropës"-u tha Matis gazetarëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.