armatime
Turqia furnizohet me 6 nëndetëse ofensive nga Gjermania
Kompania ThyssenKrupp Marine Systems (TKMS) do t’i dorëzojë Ankarasë gjashtë nëndetëse ofensive të cilat janë bashkëprodhim me një kompani turke. Pëlqimi për ndërtimin e tyre ishte dhënë në vitin 2009 nga qeveria gjermane.
Sipas ARD, ndërtimi i nëndetëseve të klasit 214 kishte filluar në 2015 dhe kishte vazhduar edhe pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti në Turqi. "Armatimet që i janë dhënë Turqisë në formën e nëndetësese agresive janë plotësisht të përshtatshme për një ofensivë turke në Mesdhe"- tha Sevim Dağdelen, zëdhënëse e partisë, Die Linke.
Armatoset Europa, rriten me 2.6 shpenzimet për mbrojtjen
Europa është duke u përgatitur për shpenzime të mëdha në fushën e mbrojtjes. Sfida është që shumë qeveri të kalojnë me sukses hezitimin për të blerë armë dhe për të bashkëpunuar në programe shumëkombëshe edhe nëse kjo do të thotë më pak vende pune për industritë e tyre. Aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, ndërhyrja e saj ushtarake në Ukrainën Lindore dhe agresioni i Moskës në vende të tjera kanë bërë që qeveritë në të gjithë Europën të shqetësohen për sigurinë e tyre.
Shpërthim në një depo armësh në Ukrainë, 1 i plagosur
SHBA, 175 milionë $ armatime për Ukrainën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke konsideruar furnizimin me armë vdekjeprurëse për Ukrainën. Kjo u bë e ditur nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Matis gjatë një vizite në Kiev. Uashingtoni ka rënë dakord edhe për armatimin e Ukrainës me pajisje shtesë në vlerën e 175 milionë dollarëve.
“Sapo miratuam dy javët e fundit, pajisje me vlerë 175.000.000 $, duke përfshirë një pajisje të specializuara që mund të përdoret për të mbrojtur vendin, duke arritur një total prej gati 750 milion $ në vitet e fundit”- tha Matis.
"Amerikanët nuk ma falën blerjen e armatimeve nga Rusia"
"Pagova me burg blerjen e armatimeve nga Rusia dhe këtë amerikanët nuk ma falin. Pagova konfrontimet mes interesave ndërkombëtare në fushën e energjisë "- thotë ish-ministri grek i Mbrojtjes, Akis Xohaxopoulos në një intervistë për gazetarin Antonis Sroiter. "Nuk ka asnjë konspiracion global apo ndërkombëtar, por veprime armiqësore kundër Greqisë. As nuk kam lyer gishtin me mjaltë dhe as kam marrë rryshfet"- shton ish-ministri në intervistën që do të transmetohet të enjten në mbrëmje.