Eksperimenti shtetformues në Europë – Republika e Donteskut njofton krijimin e Malorosisë
Republika Popullore e Donetskut – një entite i vetëshpallur dhe i trajtuar si organizatë terroriste nga Ukraina, ka deklaruar krijimin e një shteti: Malorosia. Lajmi raportohet ndë rtë tjera edhe nga agjencia ruse “Sputnik” që citon të ashtuquajturin lider të republikës së vetëshpallur, Aleksandër Zakarçenko, që ka propozuar një periudhë tre vjeçare tranzitore deri në finalizimin e shtetit.
Sipas këtij lideri arsyeja për këtë shkëputje është fakti se përvoja dëshmoi se Ukraina është një shtet i dështuar, ndaj edhe ka kërkuar mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar. Malorosia e prezanton veten si pasardhëse të Ukrainës dhe për miratimin e Kushtetutës njoftohet se do aprovohet me referendum.
Është e qartë se pas këtij akti qëndron Rusia, e cila duket se ka gjetur kohën për të dhënë goditjen ndaj Kievit, menjëherë pas takimit Putin –Trump. Nëse ndarja kalon me heshtje, do të thotë se një fat i tillë pret ndoshta edhe Sirinë, ndërkohë që Marrëveshja e Minskut, negociuar nga Berlini zyrtar, humbet kuptimin.
https://sputniknews.com/politics/201707181055637932-donetsk-malorossiya-...
Add new comment