ukraina
De Facto në luftë me Rusinë, SHBA organizon konferencë ndërkombëtare për armatosjen e Ukrainës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë organizuar dhe drejtuar sot një konferencë me 40 vende të ndryshme me synim armatosjen e Ukrainës. Konferenca është zhvilluar në bazën ajrore amerikane të Ramstein në Gjermani, një sinjal ky që tregon ndryshime të mëdha në mjedisin e sigurisë në kontinent. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka deklaruar se synimi është që të ndihmohet Ukraina të fitojë kundër një invazioni të padrejtë të Rusisë. Por edhe për të mundësuar që Ukraina të ndërtojë një mbrojtje efektive për të nesërmen.
Sekretari britanik i Mbrojtjes: Rusia ka humbur më shumë trupa në Ukrainë sesa në Afganistan
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka deklaruar se Rusia ka humbur në fushatën ushtarake në Ukrainë, 15 000 trupa në vetëm 9 javë.
Vlerësimi ynë është se rreth 15 000 trupa ruse janë vrarë gjatë ofensivës së tyre
citohet Wallace.
Në Ukrainë u provua se ushtria ruse dhe Kremlini ka harruar edhe gabimet e sovjetikëve
Një ndër çështjet më befasuese të fushatës ruse në Ukrainës është dështimi evident i ushtrisë së Rusisë në përmbushjen e synimeve strategjike, manovrën dhe mbështetjen logjistike. Fakti i fundit i ndryshimit të drejtimit të sulmit kryesor, nga Kievi në Donbas, pas javësh dislokimi, provon se Kremlini nisi një invasion të papërgatitur, ose më saktë të përgatitur vetëm me arrogancë.
Historiani britanik, Antony Beevor, shprehet në një intervistë për “Spiegel” se Putin dhe shtabi i tij, çuditërisht injoruan edhe mësimet bazike të përvojës së ushtrisë sovjetike.
"Kundërpërgjigjes së Perëndimit po i prin Europa"
Prej 24 shkurtit, ditë kur Rusia nisi në Ukrainë atë që e quan operacion special, Perëndimi i është kundërpërgjigjur duke furnizuar me armë Kievin dhe duke vendosur sanksione mbi ekonominë ruse.
SHBA-të nga njëra anë dhe Europa nga ana tjetër kanë unifikuar qëndrimin përballë Rusisë, lidhur me atë që e cilësojnë agresion ushtarak në Ukrainë.
Peshku rus u rrëshqet sanksioneve
Peshkimi është biznes fitimprurës në Rusi dhe lidhet ngushtë me projeksionin e Kremlinit dhe Presidentit Vladimir Putin për pushtetin në det.
Rusia është një nga prodhuesit kryesorë në botë të ushqimeve të detit dhe ishte eksportuesi i tetë më i madh në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, me më shumë se 1.2 miliardë dollarë shitje.
Por nuk dihet saktësisht se sa arrin të zbarkojë në SHBA me anë të Kinës, e cila nga ana e saj dërgoi 1.7 miliardë dollarë peshk në SHBA vitin e kaluar.
Drejtori i CIA-s: Përdorimi i armëve bërthamore taktike në Ukrainë, kërcënim real
Drejtori i shërbimit amerikan të inteligjjencës, William Burns ka deklaruar se kërcënimi i Rusisë për të përdorur armë bërthamore taktike apo me veprim të kufizuar në Ukrainë, është marrë seriozisht dhe nuk mund të injorohet. Sipas tij, CIA ka evidenca praktike që përforcojnë këtë shqetësim i cili mund të shëndërrohe në skenar operativ për shkak të dështimit të dukshëm të Vladimir Putin për të arritur objektivat e vet në Ukrainë.
Askush prej nesh nuk mund të marrë lehtë kërcënimin për përdorimin e armëve bërthamore taktike
Ushtarët ukrainas i ngrenë këngë dronit "Bayraktar" (VIDEO)
Mund t’i këndosh një heroi, por mund t’i këndosh edhe një arme. Një këngë kushtuar dronëve turq, Bayraktar, po këndohet nga rezistenca ukrainase. Larg të qenit një marsh ushtarak, kënga ka pak a shumë këto vargje:
“Delet na erdhën nga lindja për të themeluar një vend të madh. Bariu më i mirë i tufave të deleve është ... Bayraktar".
"Përbindëshi i Kremlinit bën propagandë, njerëzit gëlltitin fjalët e tij. Tani cari i tyre di një fjalë të re ... Bayraktar”
"Lufta ndryshoi paradigmën, por ky nuk është fundi i globalizmit"
Spekulimet për vdekjen e globalizimit janë shumë të ekzagjeruara, thotë Pascal Lamy, ish-këshilltar i ministrit të francez të Financave dhe shefit të Komisionit Evropian Zhak Delors dhe ish-kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).
Lamy, i cili ka qenë për disa kohë edhe komisioner i tregtisë i Bashkimit Evropian, argumenton se goditjet nga pandemia dhe pushtimi rus i Ukrainës nuk sinjalizojnë një ndryshim paradigme, por thjesht kanë "rivlerësuar" rreziqet e ndërlidhjeve dhe kanë ngadalësuar multi-lokalizimin e sistemeve të prodhimit.
“Në shekullin XX, sanksionet u provuan jo produktive”
Perëndimi duhet të vërë në diskutim qëllimin e sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Rusisë, përndryshe ato mund të rezultojnë kundërproduktive. Nicholas Mulder, historian në Universitetin Cornell (Shteti i Nju Jorkut) analizon bllokadat dhe embargo e shekullit XX si përpjekje për t’u dhënë fund konflikteve. Analiza prej 448 faqesh mban titullin “The Economic Weapon: The Rise of Sanctions As a Tool of Modern War” dhe është botuar nga Yale Press University.
Borrell: Po i japim Moskës 30-fish më shumë se Ukrainës
Pavarësisht se e ka dënuar ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainë dhe i ka vendosur sanksione Rusisë, Perëndimi vijon të mbështesë financiarisht më shumë Moskën sesa Kievin. BE-ja i ka dhënë 35 miliardë euro Vladimir Putinit për furnizime me energji që nga fillimi i luftës së tij dhe 1 miliardë euro për të financuar mbrojtjen e Ukrainës, tha kryediplomati i BE-së, Joseph Borrell.