Borrell: Po i japim Moskës 30-fish më shumë se Ukrainës  

Postuar në 06 Prill, 2022 19:36

Pavarësisht se e ka dënuar ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainë dhe i ka vendosur sanksione Rusisë, Perëndimi vijon të mbështesë financiarisht më shumë Moskën sesa Kievin. BE-ja i ka dhënë 35 miliardë euro Vladimir Putinit për furnizime me energji që nga fillimi i luftës së tij dhe 1 miliardë euro për të financuar mbrojtjen e Ukrainës, tha kryediplomati i BE-së, Joseph Borrell.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, e bëri këtë krahasim në parlamentin evropian, teksa i kërkoi Evropës të dërgonte më shumë armë në Ukrainë për të ndihmuar në përfundimin e luftës.

Duhet të vazhdojmë të armatosim Ukrainën. Na duhen më pak duartrokitje dhe më shumë ndihmë”, tha ai. BE-ja kishte premtuar 1 miliard euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, tha ai, e cila “mund të duket shumë”, por “1 miliardë euro është ajo që ne i paguajmë Putinit çdo ditë për energjinë që ai na jep. Që nga fillimi i luftës i kemi dhënë 35 miliardë euro. Krahasojeni këtë me 1 miliard euro që i kemi dhënë Ukrainës në armë.

Borrell i bëri këto komente ndërsa BE-ja debatonte për raundin e pestë të sanksioneve kundër Rusisë, me ndalimin e importeve të qymyrit me vlerë 4 miliardë euro që pritet të shpallet së shpejti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.